E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo dorezon draftin e propozimeve te reformes zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ka depozituar pranë selisë së Kryesisë së Kuvendit paketën e propozimeve, në funksion të reformës zgjedhore. Drafti, i cili është nënshkruar nga krerët e 26 partive parlamentare dhe ato që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend, është nënshkruar nga krerët e dy partive kryesore politike, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama. Për Milon, firmat e tyre përbëjnë një mbështetje, se propozimet do të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore.

Elementi kryesor, pjesë e paketës së propozimeve, lidhet me korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, vendosjen e pragut elektoral dhe përcaktimin e përfaqësimit në zgjedhje në koalicione politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›