Volfarth Partite e vogla te respektojne pragun elektoral per ne parlament
Ecuria e procesit të reformës zgjedhore, puna e komisionit parlamentar të kësaj reforme, ndryshimet në kodin zgjedhor, propozimet e partive të vogla për reformën elektorale, reforma parlamentare dhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në studion e Abc Neës nga ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth përballë gazetares Sonila Meço.
Duke e konsideruar pozitive ecurnë e punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore ambasadori Volfarth tha se ky komision i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe do të ofrojë një platformë shumë të mirë për zgjedhjet parlamentare.
“Komisioni i reformës i përmbushi të gjitha kriteret e kërkuara, ata do të ofrojnë një platformë shumë të mirë për zgjedhjet parlamentare. Ai po bën më të mirën. I admiroj të gjithë anëtarët dhe ekspertët që po punojnë aty. Deri tani janë përgatitur drafte shumë të mira që nuk kanë mbaruar dhe shoh frymë shumë të mirë pozitive”- tha Volfarth
Reforma zgjedhore tha ai tregon se duhet ofruar një shërbim qytetar dhe që të ofrohet ky duhet të respektohen rregullat politikë të zgjedhjeve.
I pyetur për propozimet e partive të vogla për reformën zgjedhore Volfarth u përgjigj se është mirë që partitë e vogla të respketojnë pragjet e caktuara për të hyrë në parlament, ndërsa theksoi se barazia e votës është një çështje shumë e rëndësishme.
“Përvoja ka treguar se është më mirë që të mos ketë shumë parti të vogla në parlament, por kjo mbetet një çështje për t’u diskutuar”- u shpreh kreu i OSBE-së.
Përs i takon organizimti të KQZ-së kreu i prezencës tha se sistemi aktual duhet të krijojë një ekuilibër të mjaftueshëm për të pasur rezultate korrekte, ku numërimi të bëhet preciz, në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje në numërimin e votave. Ajo duhet ttë punojë si një organ i pavarur dhe i pa depolitizuar, apsi puna e saj është më shumë teknike.
Ndërsa lidhur me numërimin elektronik Volfarth tha se duhet të besosh që vota jote numërohet siç duhet. “Nuk mund t’ia delegosh besimin një makinerie, pajisjet mund të ndihmojnë, por nuk mund të zëvendësojnë besimin”- tha ai ndërsa e quajti çështje madhore vendosjen e kartave elektronike për regjistrimin e të dhënave.
Ndërkaq për kreun e OSBE-së, reforma parlamentare ka bërë mjaft progres, por nuk ka përfunduar ende, pasi sipas tij duhet konsensus dhe konsensusi për këtë nuk është arritur ende.
I pyetur për zgjedhjet e presidenti të ardhshëm Volfarth tha se presidenti duhet të zgjidhet në mënyrë dinjitoze të zgjidhet një kandidat që i ëprmbush kriteret siç e përcakton kushtetuta, ndërsa Fatos Nanon e konsideron një lider të fortë politik.
“Nano është një lider i fortë dhe nëse i përmbush kriterët mund të jetë një kandidat i fortë”- tha Volfarth.
Gjithashtu ai foli edhe për progresin e bërë në Shqipëri gjatë mandatit të OSBE-së. Sipas tij janë bërë disa arritje pozitive si futja në përdorim e shërbimit të provës, në polici, parlamenti ka forcuar kapacitetet e veta dhe Shqipëria ka bërë një përparim të mirë dhe funksionon shumë më mirë se në ‘97 kohë kur është hapur dhe misioni i OSBE-së në vendin tonë.