Greqia mbyll me sukses shkembimin e borxhit

Qeveria greke ka mbyllur me sukses ofertën e shkëmbimit të bonove me kreditorët privatë për reduktimin e borxhit public. Thesari grek e ka mbyllur ofertën me një shkëmbim mbi 205 miliardë euro të borxheve me investitorët privatë me një rezultat shumë më lartë se parashikimet. Kreditorët, që përbëhen nga bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare, kanë pranuar të shkëmbejnë ekspozimin e tyre me një transaksion që i ka cuar humbjet e tyre deri në 75%. Objektivi kryesor i shkëmbimit që i dha mundësi Greqisë për dhënien e paketës së dytë të shpëtimit nga ndërkombëtarët, është reduktimi i borxhit të vendit në 120% deri në 2020. Ministri i Financave helene Sakinidis ka shprehur kënaqësinë mbi këtë arritje përmes të cilës do të ristrukturohet borxhi grek. Sakinidis ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë kreditorët që i janë përgjigjur pozitivisht afertës për shkëmbimin e bonove qeveritare. Pas kësaj qeveria greke ka komunikuar se e ka kompletuar ritrukturimin masiv të borxhit të kërkuar nga trojka ndërkombëtare për mundësimin e paketës së dytë të ndihmës me një vlerë prej 130 miliardë eurosh. Sipas njoftimit të ministrisë së Financave greke borxhi helen është reduktuar me rreth 199 miliardë euro.