Milo e Gjinushi akuza ODIHR-it: Po shkatërron reformën

Paskal Milo i PDS-së dhe Skënder Gjinushi, i PSD-së, u shprehën se me këtë vendim minuan procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm.
"Ne shprehim çudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Është me të vërtetë shumë e rrezikshme për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithçka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri", u shpreh Milo.
Edhe socialdemokrati, Gjinushi është në këtë linjë, duke deklaruar se nëse nuk aplikohet edhe kjo teknologji, atëherë është minuar e gjithë puna e komisionit të reformës zgjedhore. "Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri", tha Gjinushi. /Start/
2012-05-14 16:28