E Diel, 1 Nëntor 2026

Kom.i ligjeve kalon vetëm me votat e mazhoracës pr/ligjin për tokat bujqësore

Miratohet ligji për titujt e pronësisë pa marrë parasysh amendimet e Fatmir Mediut. Komisioni i ligjeve kaloi nen për nen, vetëm me votat e mazhorancës, ligjin i cili parashikon se ata fermerë që disponojnë tokën në bazë të ligjit do të paisen me dokumenta.
 

Por prej këtij ligji nuk do të përfitojnë ata fermerë që kanë përfituar në mënyrë të parregullt, ndërkohë që deri në 10 përqind të sipërfaqes më shumë nga sa u takon do t`u shitet me cmim tregu.
 

Projektligji synon thjeshtimin e procedurave të paisjes me dokumenta të fermerëve, të cilët ende nuk kanë marrë tapitë edhe pse e kanë në përdorim tokën që prej vitit 91.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›