Drafti i partive te vogla, ende ne listen e pritjes
Partite aleate te dy forcave te medha politike, si PD ashtu edhe PD, prej gati dy javesh kane dorezuar ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, draftin e propozimeve qe mbajne firmat e 26 partive, perfshire edhe PD-PS. Me gjithe angazhimin e tyre, projekti eshte ende ne listen e pritjes ne axhenden e komisionit, i cili duket se per momentin eshte i angazhuar me ceshtje me te medha si KQZ apo procesi i ankimimit ne zgjedhje. Megjithate, te vegjlit kembengulin ne ndryshimin e sistemit zgjedhor, por kjo te mos vije domosdoshmerisht me ndryshime ne Kushtetuten e vendit. Sipas propozimit te dorezuara ne Kuvend, te vegjlit propozojne korrektim te sistemit zgjedhor, ne menyre qe ndarja e mandateve per deputete ne zgjedhjet e ardhshme, te jete e njejte. Per kete, ata kerkojne formula, te cilat te mos prekin nenin 64 te Kushtetutes se vendit qe percakton sistemin zgjedhor, por vetem Kodin Zgjedhor. Po keshtu, ata kerkojne qe te aplikohet nje formule qe realizon nje ndarje te plote proporcionale brenda koalicionit ne nivel rajonal, te behet korrektim per ndarjen e mandateve ne nivel kombetar, si dhe te ulet pragu elektoral ne 2% te partive politike qe konkurrojne me vete dhe 4% per koalicionet.