E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo harron tradhtinë e Ramës, bëhet sekser i tij: Imuniteti të hiqet në shtator

23-07-2012 / Gazeta 55

Kreu i PDS-së, Paskal Milo lë menjanë akuzat e pak ditëve më parë ndaj lidershipit socialist, Edi Rama për tradhti ndaj partive të vogla lidhur me reformën zgjedhore dhe deklaron se Rama ka të drejtë kur thotë se s’do votojë imunitetin. Sipas tij, kushtet në të cilat po zhvillohen debatet janë të nxitura dhe nën presionin e afateve ultimative. Sipas Milos, ndryshimet që po i bëhen kushtetutës, duket se kanë një prapavijë të dyshimtë nga ana e mazhorancës. Milo thotë së këto ndryshime do të përdoren nga pushteti për gjueti shtrigash ndaj opozitës dhe do të krijohet një regjim terrori elektoral, duke qenë se jemi edhe në një vit elektoral. Ai kërkoi nga PS të mos tërhiqet nga kërkesat e saj dhe se provoja e ndryshimeve kushtetuese të 2008 duhet të shërbejnë si mësim për klasën politike. Ndryshimet kushtetuese duhet të diskutohen mjaft gjerë dukë përfshirë edhe shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Në përfundim Milo theksoi se shqiptarët duhet të vendosin vetë dhe jo të huajt për mënyrën dhe kohën kur duhet të bëjnë ndryshimet kushtetuese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›