Milo i thote "po" aleances me PS e drejtuar nga Rama
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ndryshon qendrim, duke u shprehur pro nje bashkepunimi te mundshem me PS-ne, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Fakti qe na pate gjate festave kombetare se bashku me drejtues te tjere te majte dhe te opozites shqiptare, eshte nje mesazh qe Demokracia Sociale do te vendose gjate diteve te ardhshme me partneret e saj ne zgjedhjet parlamentare te 2009", tha Milo, ndonese vazhdon te jete pjese e grupit parlamentar te se "Majtes per Integrim", te Ilir Metes. Por kete here, Milo theksoi se PDS do te niset nga interesat e perfaqesimit te Demokracise Sociale, te cilat ne nje koalicion te ardhshem duhet te prodhoje nje numer te caktuar deputetesh. Qe me sa duket, keto kushte i ploteson vetem PS.