E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Dy pista per zjarrin ne fabrike

Artan Cena

TIRANË - Dy pista, ajo e zjarrit nga shkendija elektrike dhe zjarri i qellimshem, jane hetuar per flaket e rena ne nje prej fabrikave te autostrades Tirane-Durres, ka shkrumbuar miliona euro. Dhe pse eshte punuar gjate gjithe nates per te arritur per te gjetur shkakun e flakeve, nuk eshte mundur qe te dilet ne nje perfundim. Burime nga uniformat blu dhe zjarrfikeset, kane bere te ditur gjate mbremjes se, eshte hetuar per te bere te mundur gjetjen e shkaqeve. Por veshtiresia nuk ka qene vetem per gjetjen e shkaqeve por dhe te vatres se zjarrit. Tek kjo e fundit jane bere dhe hetimet per shkaqet. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur hetues te Policise se Tiranes dhe atyre te zjarrfikesve. Keta te fundit kane bashkepunuar por te bere te mundur gjetjen e shkakut qe ndezi flaket dhe me pas perfshiu dy magazina e firmes, "Henri SH. P. K", qe shperndante materiale hidro-sanitare ne te gjithe vendin.

Pistat

Pasi jane shuar flaket ka shkuar grupi hetimor se bashku me specialistet e zjarreve qe kane nisur hetimet. Njera nga pistat qe po hetohet mund te jete zjarrevenia e qellimshme per shkak te konkurrences. Ndersa pista e dyte eshte zjarrevenie pa dashje, si pasoje e ndonje shkendije apo edhe ndonje rezistence te harruar ndezur ne magazine, per shkak te motit. Megjithate gjate mbremjes se djeshme, nga uniformat blu nuk eshte bere zyrtare, sepse ato kane vazhduar hetimet gjate gjithe nates. Nderkohe qe jane marre ne pyetje dhe punonjesit dhe pronaret e fabrikes, te cilet mesohet se, kane deklaruar se nuk kishin probleme me njerez te tjere. Por dhe ata, kane shprehur dyshimet e tyre se, flaket mund te jene vene per shkaqe konkurrence. Ne kete zone ka nje numer te marr biznesesh te tilla qe shesin hidro-sanitare.

Magazina

Ajo qe ka duket se, ka rritur intensitetin e zjarrit gjate pasditesh ishin dhe disa materiale qe digjen shpejt. Sipas te dhenave, vec materialeve hidro-sanitare, ne magazina ka pasur edhe kuti plastike me permbajtje te ndryshme kimike, qe ne sasira te medha kane krijuar edhe vatren e zjarrit, duke i perhapur flaket ne menyre te shpejte. Gjithashtu ne magazine sipas deshmive ka pasur dhe polisterol qe eshte shume i djegshem. Gjate oreve te pasdites eshte vene ne pune agregati, nje pompe shume e fuqishme me intensitet maksimal uji, por qe nuk ka mjaftuar pasi pjesa e konstruksioneve metalike u dogj e tera.

Pronari: Zjarri erdhi nga pas magazinave

Pronari i firmes "Henri", Ylli Xhakollari ka deklaruar gjate dites se djeshme se, "Llogarite dhe dokumentet e firmes se tij jane te gjitha ne rregull". Sipas tij, "behet fjale deme miliona eurosh te humbura. Sa i perket motiveve ai, ka deklaruar se, zjarri filloi nga mbrapa duke lene te nenkuptohet se mund te kete qene nje zjarr i vendosur me dashje per shkak te konkurrences, ndaj firmes se tij. Sipas te dhenave me te fundit dy jane pistat me te mundshme qe kane cuar ne renien e zjarrit ne godinen e nje firme ne autostrade. Por nuk eshte dale ne nje perfundim ne lidhje me keto shkaqe.

Shtetit eshte ne krah te biznesit

Ne vendin e ngjarjes ka mberritur dhe deputeti i zones, qe eshte perfaqesues i Partise Demokratike. Deputeti i zones Baki Shehu gjate nje prononcimi per mediet u shpreh se, angazhimi per te vene situaten nen kontroll ka qene maksimale, si nga zjarrfikesit por dhe nga policia. "Ne menyre te menjehershme u lokalizuar zjarri. Ne saje te eksperiences dhe punes se zjarrfikesve u be e mundur edhe shuarja e zjarrit", theksoi Shehu. "Qeveria eshte prane biznesit privat. Nepermjet hetimit do te mesohet se nga ka ardhur ky zjarr. Angazhimi do te jete i plote dhe do vazhdoje deri ne fund", perfundoi prononcimin e tij, deputeti Baki Shehu.

Zjarri, 80 zjarrfikes ne lufte me flaket

Drejtori i pergjithshem i sherbimit zjarrfikes, Dilaver Laci, qe ndodhej ne vendin e ngjarjes qe me marrjen e sinjalit per zjarrin deklaroi dje se, "nga te dhenat e rezulton se zjarri ka rene rreth ores 13:00 ne magazinen e firmes "Henri shpk", por me pas eshte perhapur ne nje siperfaqe prej 4000 metra katror siperfaqe, duke perfshire edhe objekte te firmave te tjera qe ushtrojne aktivitetin ne kete zone". Sipas tij, nuk behet fjale per te demtuar ne njerez, por per deme materiale te medha. Sipas tij, ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar me shume 80 forca zjarrfikese po kane punuar per ore te tera per te lokalizuar flaket, me qellim mosperhapjen e tyre drejt stacionit elektrik qe ndodhet aty prane. Drejtori Laci informoi se ne kete operacion jane perfshire forca zjarrfikese nga Tirana, Durresi, Kavaja, etj, te cilat kane mberritur me urgjence ne vendngjarje.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›