E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo kthehet te Gjinushi e Rama

Partia Demokracia Sociale rikthehet ne koalicionin e se majtes, perkrah Rames dhe Gjinushit. Hamendesimet mbi krijimin e nje lobi te trete te kryesuar nga LSI, ku perfshihej dhe PDS, moren fund dje, pasi kreu i kesaj partie, Paskal Milo sqaroi se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PDS do te dale ne koalicion me Partine Socialiste. "Demokracia Sociale duke shpallur sot zyrtarisht koalicionin me Partine Socialiste, do te deshironte qe ai te ishte nje koalicion i plote i te gjitha forcave te majta e progresiste. Ne gjithnje kemi qene dhe kemi punuar per kete qellim dhe jemi perpjekur te japim kontributin tone modest", tha Milo gjate fjales se mbajtur ne punimet e kongresit te kesaj partie. Ai u shpreh se PDS shpreson se ne hapesiren kohore qe ka mbetur deri ne zgjedhje, do te gjenden arsye e mjete te mjaftueshme per te arritur bashkimin kaq shume te pritur te se majtes nga i gjithe elektorati i majte, sepse shume gjera i bashkojne e me pak i ndajne. "Koalicioni i Demokracise Sociale me Partine Socialiste, nuk eshte i drejtuar kunder asnje partie tjeter te se majtes ose opozitare sot. Ne i vleresojme te gjitha potencialet politike te se majtes dhe ato progresive, jo nga optika e interesave te castit dhe jo mbi baza emocionesh te keq administruara, por i cmojme si kolege dhe si aleate potenciale me synime strategjike afatgjata ne sherbim te popullit e te gjithe Shqiperise", vijoi Milo. Sipas tij, PDS do te vazhdoje, jo vetem te nenvizoje dobine e bashkimit, por edhe te kontribuoje ne realizimin e tij. Milo sqaroi se nje vendim i tille u mor pas nje gjykimi dhe analize te kujdesshme. Nje opozite sa me e bashkuar dhe e harmonizuar ne zgjedhjet e ardhshme mund te siguroje fitoren. "Nuk do te ishim realiste po te mos deklaronim gjithashtu se ne kete vendim ka ndikuar edhe analiza se ne rrethanat e reja qe ka krijuar Kodi Zgjedhor perfaqesimi dhe realizimi i synimeve elektorale te Demokracise Sociale behet me i plote vetem nepermjet ketij koalicioni", u shpreh ai. Afrimi i PDS me PS, u vu re diten e Clirimit te vendit, ne 29 nentor, ku Milo u shfaq ne krah te Edi Rames ne nderimet ne varrezat e deshmoreve te kombit.

Marredheniet

Partite e majta politike qe do te dalin ne koalicion te perbere ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te kene nje gare dhe brenda vetes. Milo u shpreh dje se koalicioni i ardhshem do te krijoje nje fryme te re dhe nje praktike te re bashkepunimi, bashkerendim te perpjekjeve per te arritur fitore ne zgjedhje.

Zgjidhet Pullazi

Gjate kongresit te djeshem te Forumit Rinor te PDS, jane zhvilluar dhe zgjedhjet per drejtimin e tij. Keshtu me shumice absolute te votave te Kongresit eshte zgjedhur kryetar i Forumit Rinor te partise se Milos, ne konkurrimin perballe rivalit rinor, Florian Pullazi. I cili pritet te orientoje kete forume drejt zgjedhjeve te ardhshme, me qellim kontributin ne fitoren e se majtes ne sfiden elektorale te vitit 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›