E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: PS, ftese per te gjithe, te marrin pjese ne koalicionin e madh

Selia roze e mirepriti menjehere bashkepunimin e ofruar nga PDS per ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj theksoi se PS e ka shpallur me kohe deshiren per bashkepunim dhe per t'iu bashkuar nje koalicioni te madh, qe ju sherben qytetareve dhe jo partive politike apo interesave te vecanta te individeve. "Besoj se ky koalicion perputhet me ate filozofi qe PS ka shpallur me kohe, e cila ka bere thirrje dhe kontributin per nje bashkim te madh i te gjithe atyre forcave politike progresiste, qe kerkojne ndryshimin e Shqiperise, qe jane te angazhuar per te shpetuar vendin nga problemet e medha qe ka sot Shqiperia, per te shpetuar vendin nga varferia, korrupsioni, qe besoj se jane etiketat me te dukshme te qeverise se sotme" tha Leskaj. Bashkim nga i cili me shume kujdes, ajo nuk perjashtoi dhe LSI-ne e Ilir Metes. "PS e ka bere te qarte qe ne fillim ftesen kur ka shpallur bashkimin e madh, ne radhe te pare me qytetaret. Une besoj se forcat politike duhet te permbushin qellimet e qytetareve. PS e ka shpallur me kohe deshiren per bashkepunim dhe per t'iu bashkuar nje koalicioni te madh, qe ju sherben qytetareve dhe jo partive politike apo interesave te vecanta te individeve", theksoi ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›