Milo paralajmeron Ramen: PDS nuk do te mbetet peng e formulave Rozeta Rapushi
Aleatja e Partise Socialiste, Partia Demokracia Sociale, e "kercenon" kete force politike, se ne rast se nuk krijon nje partneritet te sinqerte dhe nuk i ka partite e vogla te majta si fasade per protesta, atehere PDS nuk do te mbetet peng i formulave politike. Paralajmerimi u be dje, nga Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues. "Partia Socialiste do te kete tek PDS nje aleat te fuqishem, por ne kerkojme nje partneritet te sinqerte", - theksoi Milo, duke i meshuar faktit se partite e vogla politike nuk jane skllever te formulave, por kerkojne bashkepunim serioz me forcen me te madhe opozitare. Madje, ai i sugjeroi kreut socialist Edi Rama qe te nise sa me pare aksionin per unifikimin e qendrimeve brenda kampit opozitar, pasi, ne te kundert, kjo e fundit rrezikon rezultatin negativ te radhes ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ne kete kuader, ai paralajmeroi qe ne rast se PS nuk i pergjigjet pozitivisht kesaj ftese per bashkepunim, atehere forca e tij politike nuk do te mbetet peng i formulave politike. Nga ana tjeter, duke komentuar nenshkrimin e propozimeve te partive te vogla politike nga 26 kreret e partive politike, Milo u shpreh optimist per kerkesen e te vegjelve per nje formule te re per llogaritjen e mandateve. "Dokumenti i nenshkruar nga 26 partite nuk eshte nje rekuizite autografesh te kryetareve te partive te medha dhe te vogla politike, por nje dokument angazhues, serioz qe duhet te kthehet nga komisioni parlamentar ne pjese integrale te Kodit Zgjedhor qe po hartohet. Bashkekryetaret e komisionit parlamentar jane perfaqesues politike te partive te tyre, asnje grup nuk mund te zhbeje qendrimin e nenshkruar nga 26 partite politike", - vijoi Milo. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, vleresoi gjithashtu se ne prononcimin e fundit publik, kryeministri Sali Berisha, la te hapur mundesine per zgjedhjen e formules qe materializon propozimet e partive te vogla. "Berisha la te hapur mundesine per zgjedhjen e formules qe materializon propozimet tona. Nuk ka mundesi qe drafti te mos shqyrtohet nga komisioni ku kane hedhur firmen 26 parti, nuk mund ta dredhin ne driten e diellit. Eshte nje detyrim per dy forcat kryesore qe te miratojne nje reforme, ku vota te jete e barabarte",- permendi kreu i PDS-se. Ne kete kuader, ai permendi apelin per lideret politike qe te marrin sa me shpejt ne konsiderate propozimet e bera nga partite e vogla per nje reforme te drejte zgjedhore, e cila do te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme. Ne kete kuader, kryetari i PDS-se vleresoi se Shqiperia nuk ka kohe per te humbur, pasi ajo ndodhet prane vendimmarrjeve te rendesishme nga politika, e cila nuk mund t'i lejoje vetes gabime. Duke shprehur angazhimin e PDS-se, si parti e se majtes, Milo theksoi se sfida e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare kerkon konsolidimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tij, duhet te ndertoje nje program bashkepunimi elektoral dhe postelektoral te qarte.