E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Si do te funksionoje Gjykata Administrative

Ministri i Drejtesise pas miratimit me konsensus te projekt-ligjit per Gjykaten Administrative nga Komisioni i Ligjeve dhe votimit te pritshem ne Kuvend ne seancen e ardhshme parlamentare tregon ne nje interviste per ABC News se kur parashikohet te filloje ajo nga funksioni, si do te perzgjidhen gjyqtaret dhe sa do te jete numri i tyre.

Si do te funksionoje Gjykata Administrative? Kur do te nise ajo punen e saj?

Projekt-ligji per krijimin e Gjykates Administrative kaloi te enjten ne Komisionin e Ligjeve, une falenderova dhe opoziten edhe pse me nje vonese te gjate. Kjo u arrit mbas nje pune shume serioze te bere nga Komisioni i ligjeve. Projekt-ligji ka ardhur ne formen e duhur per t'u miratuar ne seancen plenare ne parlament dhe shpresoj qe ne seancen e radhes qe do te zhvillohet ne tre maj do te kaloje ne votim. Sipas parashikimeve ligjore dhe asaj qe u diskutua ne komisionin e ligjeve e sipas draftit qe do te shkoje ne seance plenare pritet qe te krijohen 6 gjykata te nivelit te pare, nje gjykate apeli dhe nje Kolegj i Larte Administrativ. Ka dy momente per fillimin e punes se gjykatave administrative, e para eshte hyrja ne fuqi e ligjit dhe momenti i dyte eshte momenti kur do te filloje te funksionoje gjykata administrative. Eshte parashikuar qe kjo do te behet me dekret te Presidentit dhe me propozim te Ministrit te Drejtesise, i cili do te shikoje dhe do te marre persiper edhe zgjidhjen e infrastruktures se ku do te vendoset kjo gjykate. Gjykata administrative e Tiranes eshte ne proces tenderimi nga zyra e administrimit te buxhetit gjyqesor dhe sipas parashikimeve pritet te perfundoje deri ne fund te ketij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ per Tiranen. Nderkohe qe do te rishikohet edhe vendosja e 5 gjykatave te tjera ne hapesirat perkatese, dhe une gjykoj ashtu sic deklarova dhe ne Komisionin e Ligjeve qe fillimi i vitit te ardhshem Janari apo Shkurti te saktesoje edhe proceduren e fillimit te funksionimit te Gjykatave administrative . Por kjo eshte pjesa e infrastruktures.

Perzgjedhja e gjyqtareve si do te behet?

Po gjate kesaj periudhe nga hyrja ne fuqi e ligjit e deri ne fillimin e punes se Gjykates Administrative ka edhe nje sere procedurash te tjera qe jane perzgjedhja e gjyqtareve. Opozita kerkoi qe gjyqtaret qe do te jene pjese e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit ti nenshtrohen nje provimi, nje testimi. Pas testimit Keshilli i Larte i Drejtesise duke marre parasysh edhe disa kritere te tjera si cilesite morale etj, te kishin mundesi te benin emerimin e ketyre gjyqtareve ne Gjykaten Administrative. Patem diskutime ne lidhje me kete ceshtje nese duhet bere apo s'duhet bere provimi i ketyre gjyqtareve, ne pranuam versionin e opozites qe gjyqtaret te futeshin ne provim pasi ishte kusht i opozites ky nderkohe qe kerkuam qe nese do te kishte provim te mos kishte asnje kriter tjeter subjektiv dhe opozita e pranoi kete fakt dhe drafti qe kalon ne parlament ka te beje me krijimin e trupes gjyqesore te Gjykates Administrative e cila do te jete nga gjyqtare qe jane aktualisht ne detyre, pra nuk do te kete prurje te reja nga gjyqesori apo jashte gjyqesorit por do te jene gjyqtaret qe jane aktualisht te cilet do te shprehin deshiren per t'u bere pjese e Gjykates Administrative do t'i nenshtrohen nje provimi dhe vetem ne baze te vleresimit te provimit ata do te marrin emerimin. Ky ishte konsensusi qe u arrit ne Komisionin e ligjeve. I gjithe ky proces gjate ketyre muajve do ti sherbeje hapjes se gjykatave administrative, fillimit te funksionimit te tyre qe une besoj se do te jete ne fillim te vitit te ardhshem rreth muajit janar te 2013. Sigurisht jemi pak te vonuar ne proces sepse 2 vjet opozita nuk pranoi te ulej per te diskutuar dhe ajo qe eshte me problematikja eshte ceshtja qe ne kemi humbur 17 milione dollare nga USAID per ndertimin e ketyre gjykatave. Keto gjykata do te behen me parate e taksapaguesve shqiptar sepse 17 milione dollare u dogjen pa asnje arsye, qe kishin te benin me ndertimin e tyre, trajnimin e gjyqtareve qe per te vetmen arsye se nuk u ulem qe para dy vjetesh qe ta diskutonim, tre vjeteve me sakte. Po te kishim diskutuar sigurisht nuk do te harxhonim leket e taksapaguesve shqiptar per te ndertuar gjykatat sepse ishin fondet e USAID. Fondet e USAID jane djegur keshtu qe do te perballohet nga buxheti i shtetit.

Sa do te jete numri i gjyqtareve per gjykate?

Se bashku me misionin EURALIUS filluam nje studim per te pare se sa duhet te jete numri i gjyqtareve ne cdo gjykate nga viti 2011 kur e filluam deri ne vitin 2020.

Nje studim per te pare sa duhet te kemi per secilin vit, sa gjyqtare duhet te furnizojme nga Shkolla e Magjistratures vit pas viti dhe per te bere rialokimin e numrit te gjyqtareve. Ky studim ka perfunduar para dy tre muajve dhe do te behet publik nepermjet urdhrave te ministrit duke i propozuar Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Presidentit miratimin e numrit te tyre. Afersisht nga ato pjese te raportit dhe studimit qe jane kryer nga EURALIUS parashikohet qe Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Tirane do te kete nje numer 14 - 18 gjyqtare; Gjykata e Shkalles se Dyte e Apelit do te kete 6-8 gjyqtare dhe pastaj eshte nje studimi i EURALIUS-it, i cili do te perfundoje sot lidhur me numrin e gjyqtareve te Gjykates se Larte, numri i gjyqtareve per Gjykaten e Larte Administrative si dhe do te behet i ditur diten e hene ne Komisionin e ligjeve dhe kjo do te kaloje ne pakete edhe per Gjykaten Administrative dhe per Gjykaten e Larte ky eshte nje proces i rendesishem dhe i mire menaxhuar nga te gjitha palet pasi kemi patur dhe nje konsulence jashtezakonisht profesioniste, sic jane ekspertet e BE-se. BE ka patur rol te rendesishem dhe kyc gjate gjithe procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›