Milo thirrje Berishës: Dil prano publikisht humbjen dhe uro kryeministrin e ri, Edi Rama
TIRANË- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, nga selia rozë, i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të dalë publikisht për të pranuar humbjen dhe rezultatin e zgjedhjeve, si dhe të urojë kundërshtarin politik për fitoren. Milo teksa përshëndeti fitoren e së majtës theksoi se tashmë Aleanca për Shqipërinë Evropiane do qeverisë bashkarisht.
"Përshëndes fitoren, këtë fitore, që është njëkohësisht fitore e të gjitha forcave të bashkuara në këtë aleancë dhe demokracia socialiste dha kontributin e saj modest, dhe të gjithë së bashku do shkojmë dhe në qeverisjen e përbashkët të vendit. Për këtë rast, ashtu siç e do tradita më e mirë demokratike, evropiane dhe botërore, nga kjo foltore i bëj thirrje zotit Berisha, të dala para shqiptarëve dhe të kryejë aktin qytetar, civil, të pranimit të humbjes së PD dhe të urojë kryeministrin e ri të vendit zoti Edi Rama", u shpreh Milo.
“Meqë po hapet një epokë e re, në qeverisjen e Shqipërisë dhe historinë politike të Shqipërisë, është mirë të bëhet ajo sjellje, presim që zoti Berisha të njoftojë se pranon humbjen edhe pranon të shkojë në opozitë dhe pranon bashkë me PD të kryeje rolin e opozitarit. I uroj qeverisje të suksesshme, kryetari të PD-PS dhe aleancës për Shqipërinë Evropiane”, shtoi Milo.
(e.m/BalkanWeb)