Mandati i Topit 'mollë sherri' tek KZAZ 29, numëruesit e PD: Na goditi Artan Gaçi i PS
TIRANE- Incident në KZAZ-në 29 në kryeqytet, ‘përplasen’ përfaqësuesit e PS dhe PD. Përfaqësuesi i PS-së Artan Gaçi bën të ditur se në KZAZ-në 29 në kryeqytet ka ndodhur një incident, pasi disa simpatizantë të PD-së janë futur në qendrat e numërimit.
“Për shkak të dështimit të madh që ka pasur në Tiranë Ketis Kruja me 8 veta dhe i futi këta nëpër tavolinat e numërimit, duke shkaktuar incidente. Përfunduan duke goditur me grushte kryetarin e komisionit të numërimit që i përket PS-së. Puna po ecën normalisht”,- u shpreh Gaçi.
Menjëherë, pas incidentit kanë reaguar numëruesit demokratë të cilët pretendojnë se janë rrahur brutalisht nga deputeti socialist dhe përfaqësues të PS.
“Deputeti i pasi ka goditur Markun, ka hyrë në KZAZ kandidati për deputet i PS, Artan Gaci, dhe kanë filluar të gjuajnë tek të gjithë numëruesit, na kanë goditur. E kam parë vetë Gacin që na kanë goditur dhe na kanë nxjerrë jashtë. E ftoj KQZ dhe KZAZ të hapë kamerat dhe të shohë si ka ndodhur ngjarja, në grup banditësh me në krye deputetin e PS kanë goditur numëruesit e PD. Ishim 10, dhe na kanë dhunuar barbarisht dhe na kanë nxjerrë jashtë”, deklaroi numëruesi i PD.
Mandati i Topit, ‘mollë sherri” tek KZAZ 29
Burime konfidenciale për News,24 bëjnë me dije se shkak i përplasjes në KZAZ 29 në Tiranë të jetë mandati i Bamir Topit.
Nëse kreu i FRD-së, merr një mandat në këtë KZAZ, ai automatikisht fiton një vend në Kuvend, por në pikëpyetje vihet mandati i kandidatit të LSI-Luan Rama.
(er.nu/e.m/BalkanWeb)