E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshoski: Kosova do na njohë me emrin Maqedoni

 

SHKUP- Kosova do të përdorë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet dy paleshe diplomatike mes dy vendeve. Kështu deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski i cili shtoi se këto marrëdhënie do të fillonin shumë shpejt .

Pas një takimi me zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë Alfredo Mantika, Miloshoski tha: “Gjatë periudhës së ardhshme sapo të vërtetojmë të gjitha punët protokollare, Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe kjo do të jetë një moment solemn për të dy vendet”

Shefi i diplomacisë maqedonase i cilësoi marrëdhëniet me shtetin fqinj si mjaft të mira.
Në lidhje me cështjen e emrit Miloshoski tha se Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit.
“Maqedonia asnjëherë nuk ka marrë guximin të imponojë emër për Greqinë se si do të quhet, e as Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit tonë kombëtar”.

Kryediplomati maqedonas,shtoi se Maqedonia është e përgatitur për kompromis lidhur çështjen e emrit, por jo me diktat dhe nënvlerësim. Sipas tij parimi i vetëpërcaktimit kombëtar dhe zgjidhja e emrit është parim evropian dhe Qeveria Maqedonisë do ta mbrojë.

Nga ana e tij zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë Alfredo Mantika theksoi se kontesti për emrin nuk duhet dhe nuk mund të paraqesë problem për Maqedoninë të hyjë në BE.
(s.g/Ina/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›