Ahtisari: Serbia të vuajë pasojat për qëndrimin ndaj Kosovës
PRISHTINE- Hartuesi i paketës kushtetuese të Kosovës, laurent i çmimit Nobel për paqen Marti Ahtisari akuzoi Serbinë se po refuzon të analizojë me objektivitet historinë e konfliktit në Kosovë dhe se duhet të bartë pasojat që sjell qëndrimi i njëanshëm. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Tagesspiegel”, Marti Ahtisari tha se është gabim që vetëm Slobodan Milloshevic dhe Ratko Mlladiv të shënohen si të vetmit fajtor përgjegjës për ngjarjet në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
"Është totalisht gabim të thuhet se Milloshevic dhe Mladic janë të vetmit fajtorë. Nëse një shoqëri vepron ashtu siç ka vepruar shoqëria serb atëherë ajo duhet të mbartë pasojat”, tha Ahtisari.
Ky vendim për Kosovën sipas Ahtisaarit e jep një mesazh të qartë. "Nëse një diktator në cilindo shtet fillon të sillet keq me qytetarët e saj atëherë kjo i ka pasojat e veta. Në këtë moment bashkësia ndërkombëtare e ka përgjegjësinë që të intervenoj. Në këtë rast kjo nënkupton pavarësinë e Kosovës”, tha Ahtisaari duke iu përgjigjur pyetjes së përse nuk ka qenë e mundur arritja e një zgjidhjeje kompromisi me të cilën do të pajtohej edhe Serbia
Hartuesi i paketës kushtetuese të Kosovës, laurent i çmimit Nobel për paqen Marti Ahtisari akuzoi Serbinë se po refuzon të analizojë me objektivitet historinë e konfliktit në Kosovë dhe se duhet të bartë pasojat që sjell qëndrimi i njëanshëm. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Tagesspiegel”, Marti Ahtisari tha se është gabim që vetëm Slobodan Milloshevic dhe Ratko Mlladiv të shënohen si të vetmit fajtor përgjegjës për ngjarjet në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
"Është totalisht gabim të thuhet se Milloshevic dhe Mladic janë të vetmit fajtorë. Nëse një shoqëri vepron ashtu siç ka vepruar shoqëria serb atëherë ajo duhet të mbartë pasojat”, tha Ahtisari.
Ky vendim për Kosovën sipas Ahtisaarit e jep një mesazh të qartë. "Nëse një diktator në cilindo shtet fillon të sillet keq me qytetarët e saj atëherë kjo i ka pasojat e veta. Në këtë moment bashkësia ndërkombëtare e ka përgjegjësinë që të intervenoj. Në këtë rast kjo nënkupton pavarësinë e Kosovës”, tha Ahtisaari duke iu përgjigjur pyetjes së përse nuk ka qenë e mundur arritja e një zgjidhjeje kompromisi me të cilën do të pajtohej edhe Serbia.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)