Revista Lancet, akuza ndaj Papës

Një nga revistat më prestigjioze në botë në fushën e mjekësisë ka akuzuar Papa Benediktin për shtrembërim provash përsa i përket vërejtjeve të tij mbi përdorimin e prezervativëve. Përpjekja e Papa Benediktit për të justifikuar mësimet e fesë katolike në përdorimin e prezervativëve duket se ka sjellë rezultat të kundërt. Duke biseduar me gazetarët në bord të avionit javën e shkuar rrugës për në Afrikë ku sëmundja e AIDS-it ka vrarë miliona, ai tha se sëmundja nuk është problem që mund të kapërcehet me përhapje të prezervativëve. "Në të kundërtën, tha ai, ata e përkeqësojnë atë." Nëse ky ishte gabim i Papës si rezultat i injorancës apo përpjekje e qëllimshme për të manipuluar shkencën në përkrahje të ideologjisë katolike, është e paqartë, " thuhet në revistën, Lancet .