E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, strategji të re për Afganistanin

Uashingtoni është përfshirë në një analizë intensive të politikës amerikane në Afganistan. Tani presidenti Obama do të bëjë të ditur pikëpamjen e tij ndaj konfliktit që ka hyrë në vitin e tetë dhe luftë të cilën komandantët amerikanë thonë se nuk po e fitojnë. Në të vërtetë nuk duket se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Zyrtarët e Obamës kanë konkluduar se problemi i madh brenda Afganistanit ka qenë mungesa jo e duhur e burimeve dhe mungesa e strategjise. Pra mund të presim një rritje të pranisë civile. Po ashtu dhe ambiciet do të ulen- qëllimi do të jetë stabiliteti dhe jo demokracia perfekte. Largimi më i madh nga stratetegjia e Bushit duket se do të jetë bashkëpunimi me fqinjët dhe në veçanti Pakistanin që ende mbetet bazë për talibanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›