E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot-Fushë Krujë, aksidentohet për vdekje një kalimtar

Policia lokale njofton se viktima është 58-vjecari Prend Dobruzi, me banim në fshatin Bushnesh të Krujës. Ai është goditur nga një makinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti drejtohej nga shtetësja Ermira Hila, me banim në fshatin Kodhel të Lezhës, e cila tashmë është ndaluar. Ajo dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, teksa drejtonte një makinë tip Mercedez Benz, me targa të Tiranës, theksoi policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›