E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, një i vrarë dhe një i plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Milot. Kjo ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë, ndërsa bëhet e ditur se të dy këta persona, janë vëllezër.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa janë ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit.

Enden nuk bëhen të dituara shkaqet e ngjarjes. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë akt të rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›