E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milovanoviç: Marrëveshje për emrin para muajit dhjetor

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Milovanoviç deklaroi së Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit para samitit të NATO-s, i cili mbahet në dhjetor.

Milovanoviç në një intervistë për televizionin “Alfa” tha se janë disa propozime nga ndërmjetësuesi Nimic që Maqedonia duhet t`i shqyrtojë dhe ta shfrytëzojë rastin për arritjen e marrëveshjes me Greqinë rreth dallimeve për emrin.

Ajo vlerësoi se Maqedonia duhet t`i ndjekë interesat e saj dhe të lëvizë drejt arritjes së marrëveshjes gjatë disa muajve të ardhshëm. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›