Mima: Biznesi në Tiranë të paguaj në bazë të ligjit
“Në thyerje totale të ligjit, vijon të vjelë tatime, taksa dhe tarifa, të cilat tejkalojnë disa herë kufirin e vendosur nga ligji, sipas të cilit të gjitha tatimet, taksat dhe tarifat nuk mund të jenë më shumë se 10% e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël", tha Mima për mediat.
"Të gjithë ata, që ende nuk e kanë kryer pagesën, të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të bashkisë dhe të paguajnë vetëm detyrimin që thotë ligji. 10% e taksës së biznesit të vogël është detyrimi juaj total për të gjitha taksat dhe tarifat lokale", vijoi ai.
Deputeti demokrat i bëri thirrje të gjithë trupave të ngarkuar me ligj, të ndërmarrin sa më parë veprime verifikuese, kontrolluese dhe bllokuese të kësaj rrugë antiligjore dhe të garantojnë transparencën në sytë e publikut në përgjithësi dhe komunitetit të biznesit të vogël në veçanti.