Shoqata e Bankave:“Ok” paketes per nxitjen e kreditimit
Bankat, mirepriten ndryshimet rregullative qe do te lehtesojne dhe nxisin me tej ristrukturimin nga bankat te kredive te klienteve te mire ne veshtiresi te perkohshme. Sikunder, edhe masen per fshirjen e kredive te keqija nga bilancet e tyre. Apo edhe uljen ne zero te koeficienteve te rrezikut te aplikuara ne kredite e reja ne rast se bankat do te rrisin kreditimin brenda intervalit 4% -10%. Ky ka qene reagimi i Shoqates Shqiptare te Bankave, lidhur me masat e marra dhe propozimet e Bankes se Shqiperise, ne lidhje me rritjen e kreditimit nga bankat. “Keto masa, u japin mundesine bankave te rrisin aktivitetin e tyre kreditues pa nevojen per te injektuar kapital shtese. Po keshtu, reduktimi i raporteve minimale te likuiditetit, do te cliroje me shume fonde ne dispozicion te kreditimit”, citon deklarata e ketij organi. Duke apeluar gjithsesi, ne menyre qe te arrihet efekti i pritur si dhe te mbeshtetet konkurrenca e ndershme, te tilla masa duhet te zbatohen njesoj per te gjitha bankat.