Mima: Mos paguani taksat ilegale te Rames Rozeta Rapushi
Partia Demokratike u ben thirrje te gjithe qytetareve te Tiranes, qe te mos paguajne taksat “ekstra” te kerkuara ne kundershtim me ligjin nga Bashkia e kryeqytetit. Deputeti demokrat, Florjon Mima, u beri apel dje te gjithe banoreve te kryeqytetit te mos marrin parasysh asnje njoftim ilegal per taksa te kryebashkiakut Edi Rama, duke siguruar se maxhoranca do ti shkoje deri ne fund transparences per fondet ne Bashkine e Tiranes. “Te gjithe ata qe ende nuk e kane kryer pagesen, te injorojne njoftim-tatimet ilegale te bashkise dhe te paguajne vetem detyrimin qe thote ligji. Mos harroni! 10 per qind e takses se biznesit te vogel eshte detyrimi juaj total per te gjitha taksat dhe tarifat lokale”, tha Mima. Nga ana tjeter, u beri thirrje te gjithe trupave te ngarkuar nga ligji, te ndermarrin sa me pare veprime, verifikuese, kontrolluese dhe bllokuese per rruget antiligjore te Bashkise dhe te garantojne transparencen ne syte e publikut ne pergjithesi dhe komunitetit te biznesit te vogel ne vecanti. Sipas Mimes, Kryetari i Bashkise, Edi Rama, po vijon te thellohet ne rrugen e tij te paligjshmerise dhe te keqperdorimit per qellime te pastra politike te ligjit. “Keshtu, zoti Rama per te disaten vit rresht, vazhdon traditen e mosmiratimit te buxhetit ne Keshillin Bashkiak, dhe te operimit me buxhet provizor ne kushtet te mungeses totale te transparences per publikun, i cili sipas ligjit do te duhej te informohej me detaje per parate qe paguan ne formen e tatimeve, taksave dhe tarifave lokale si dhe per menyren e shpenzimit te ketyre parave nga Bashkia e Tiranes”, akuzoi Mima. Sipas tij, po keshtu, Rama ne thyerje totale te ligjit, vijon te vjele tatime, taksa dhe tarifa te cilat tejkalojne disa here kufirin e vendosur nga ligji, sipas te cilit te gjitha tatimet, taksat dhe tarifat nuk mund te jene me shume se 10 per qind e nivelit tregues te takses per biznesin e vogel. “Partia Demokratike dhe qeveria e mazhorances do te kthehen ne avokatin e mbrojtjes se te drejtave te tatim-paguesve per te garantuar qe parate e vjela padrejtesisht te kthehen ne arkat e tyre”, garantoi deputeti demokrat. Prej disa ditesh, deputetet e maxhorances, po akuzojne kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, se po pengon ne kundershtim me ligjin transparencen ligjore per institucionin qe ai lejon. Nderkohe qe akuzon gjithashtu edhe per vendosjen e taksave ndaj banoreve te kryeqytetit ne kundershtim flagrant me ligjet.
Qytetaret: I paguajme te gjitha taksat
Qytetare te ndryshem te Tiranes deklarojne se i paguajne te gjitha taksat per pushtetin lokal, pavaresisht vlerave shume te kripura te tyre. “Jane shume te larta, por nuk kemi pasur deshire t’i mbetemi borxh bashkise dhe i kemi paguar gjithnje ato. Taksat po na rrenojne ekonomikisht”, thone ata. Qytetaret kane bere thirrje, qe niveli i taksave te caktohet me me objektivitet, e aq me teper te mos vilen me shume taksa nga sa eshte e parashikuar ne ligj nga Bashkia e kryeqytetit. Sipas tyre, vjelja e ketyre taksave me shume se duhet, si dhe mosmarrja nga ana e tyre e disa sherbimeve, per te cilen paguajne kosto te larte, eshte nje absurditet i madh dhe kjo situate duhet te marre fund sa me pare. “Paguajme per gjelberim dhe kemi vetem beton. Paguajme per pastrimin dhe shume semundje na kercenojne jeten per shkak te ndotje”, kane deklaruar qytetare te Tiranes.