E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku dhe rruget e hapura ndotin ajrin e Tiranes

Trafiku i dendur dhe rruget e hapura kane ndotur se tepermi ajrin e kryeqytetit. Pervecse duket edhe me sy te lire, nje fakt te tille e kane bere me dije edhe specialistet e ISHP-se, te cilet kane njoftuar rritjen e nivelit te ndotjes ne Tirane, deri ne 7 here. Sipas specialisteve te Shendetit Publik vetem gjate dites se sotme, grimcat pm 10 jane 7 here mbi normen e lejuar, sipas tyre, kjo vjen nga punimet e hapura ne te njejten kohe ne disa pika te kryeqytetit dhe trafiku i renduar, kjo ndotje eshte teper e rrezikshme per shendetin e qytetareve. Specialistet shprehen se ndotja e ajrit ne keto shifra alarmante, qe vjen si pasoje e trafikut dhe rrugeve te hapura, ishte parashikuar prej tyre, qe prej dy muajsh. Pluhuri ne ajer dhe gazet e cliruara nga automjetet jane 4 here mbi normen e BE. Perballe kesaj situate, specialistet rekomandojne si zgjidhje, se pari sistemimin e trafikut e me pas pastrimin e rrugeve. “Jane marre dhe masa te tjera ligjore qe kane te bejne me kuadrin ligjor, nderkohe nga ana e bashkise se Tiranes kemi pare ne vitet e shkuara vetem punime ne infrastrukture por nderkohe jane harruar nyjet lidhese te infrastruktures, pra urat, nenkalimet, mbikalimet. Jane harruar investimet masive ne hapesirat e gjelbra, jane harruar investimet moderne per te pasur nje transport publik modern, jane harruar investimet per nje transport alternativ, sikurse eshte ai i kembesoreve, apo bicikletave”, eshte shprehur para pak kohesh zv.ministri i Mjedisit Taulant Bino.
Punimet
Punimet pa plan te mirefillte dhe pa infrastrukturen shoqeruese kane bere qe tirana te vuaje nje ndotje te madhe te ajrit, duke ndikuar drejtperdrejt ne shendetin e secilit prej nesh. Nga ana tjeter, situaten e rendon edhe trafiku i madh, i krijuar per shkak te eksperimenteve te Rames.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›