Berisha: Alternativa e bllokimit pasiguri, do fitojmë për ato që do bëjmë në 4 vite
KORCË- Sot pasdite kryeministri Berisha ka zhvilluar një tjetër bashkëbisedim me gratë, kësaj here në qytetin e Korcës.
Edhe nga Korca, kreu i qeverisë ka premtuar se është i gatshëm të vazhdojë betejën për të ngushtuar pabarazinë gjinore.
“Ka një mur që ushqen pabarazinë gjinore, ky është muri i patriarkisë, ky është mur që duhet shembur. Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm këtë betejë për Shqipërinë vend i zhvilluar, që do të ndahet nga e shkuara patriarkale”, tha ai.
Berisha më tej i ftoi gratë t’ju përkushtohen karrierës së tyre.
“Ndjekja e karrierës është përcaktuese për rolin e gruas jo vetëm në shoqëri por edhe në familje. Cilado qoftë ajo në rast se braktis karrierën e saj ajo topitet në një orbitë që është cdo gjë tjerër por jo zhvillim”.
Berisha kërkoi votën e grave korcare për të vënë në zbatim projektin e ri qeverisës, sic tha ai dhe jo për ato cfarë janë bërë në 8 vite.
“4 vitet që vijnë një shans i madh, shkojmë drejt një mandati të ri, nuk e kërkojmë për ato që kemi realizuar, por për projektin e ri, për Shqipërinë që rrit punësimin dhe mirëqënien, që shkon e sigurt drejt integrimit në Europë”, tha Berisha.
Para këtyre grave, Berisha tha se pavarësisht se shqiptarët e duan integrimin dhe statusin, janë shqiptarë edhe ata që e kanë bllokuar integrimin.
“Cili shqiptar do refuzonte të votonte këto 3 ligje që na mundësonin të merrnim statusin e vendit kandidat në BE. Po ja që ata që i penguan këto tre ligje ishin shqiptarë”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha studimet e fundit tregojnë që gratë e vajzat tejkalojnë burrat në aftësitë intelektuale.
“Gratë e vajzat tejkalojnë burrat në aftësisitë e intelektit. Provat janë të psikologjisë, tregojnë që burrat janë tejkaluar, por se mundi dhe djersa, investimi i grave dhe vajzave është më i madh”, tha ai.
Për kryeministrin Berisha zgjedhjet e 23 qershorit do shënojnë sërish fitoren e Partisë Demokratike. “Alternativa e bllokimit të con në pasiguri, paqartësi, ndaj edhe këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme do i fitojmë për ato që do bëjmë në 4 vitet që do vijnë”, tha Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Prespë, Berisha: 4 vitet që vijnë fermerëve, 165 mln dollarë grante