Rama: Na duhet cdo votë që zgjedhjet të mos manipulohen
TIRANE- Kryesocialisti Rama ka vijuar edhe sot bashkëbisedimet me qytetarët. Këtë herë, këndin e tij të fjalës në komunitet e ka zhvendosur në njësinë nr.4 në kryeqytet. Edhe në këtë njësi, kryesocialisti vijoi ritualin e shkuljes së veshit, duke ftuar sërish një vajzë të vogël të kryejë këtë veprim.
Kreu i PS, u shpreh i bindur se më 23 qershor do votohet origjinali dhe jo kopja.
“Dje ju thashë që do na kopjojë, sot e ka bërë ka dalë në natyrë, mirë bën se merr edhe ajër të pastër. Na vjen shumë mirë se jemi të vetëdijshëm që më 23 qershor shqiptarët do votojnë origjinalin dhe jo kopjen”, tha ai.
Kreu i selisë rozë më tej i bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor t’i drejtohen kutive të votimit për të mos lejuar cënimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.
“Sot e kemi të domosdoshme të cojmë në cdo shtëpi mesazhin që këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pacënueshme dhe të pamanipulueshme. Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë shprehja e vullnetit të popullit për rotacionin e rilindjen”, tha ai.
Rama u shpreh se, “Ne na duhet një fitore e qartë dhe e thëllë që të kemi shumicë të plotë, na duhet cdo votë”.
Ai më tej ftoi cdo shqiptar t’i bashkohet projektit të rilindjes për të ndaluar importin e plehrave, taksën e sheshtë dhe rritjen e krimit.
“Sot të bindim cdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që cdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit”, tha Rama.
(m.a/BalkanWeb)