E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, 43-vjeçari dhunonte gruan, vihet në pranga

GRAMSH- Policia e Gramshit ka vënë sot në pranga një 43-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. 

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Gramshit, ku shtetësja Fatbardha Braho nënë e dy fëmijëve, e ka denoncuar në polici bashkëshortin  Pëllumb Braho, i cili e dhunonte vazhdimisht.

Ndërkaq, Fatbardha Braho është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është dhunuar me mjete të forta nga 43-vjeçari. 

Policia ndërkohë ka arrestuar 43-vjecarin. Mësohet se, pikërisht për këtë arsye çifti ishte në proces divorci.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›