Mimoza Veliu vjen me ekspozitёn fotografike

Mimoza Veliu, fotografja nga Tetova e Maqedonisё ka hapur njё ekspozitё personale me foto tё shkrepura prej disa vitesh, nёpёr vende tё ndryshme. Nё ekspozitёn e saj mbizotёrojnё fotot bardhё e zi. Kjo sipas autores i jep njё aspekt mё artistik dhe pёrçon njё frymё ndryshe tek publiku. Fotografia sipas Mimozёs ёshtё njё mёnyrё pёr ti treguar tё tjerёve mёnyrё se si e shikon jetёn dhe filozofinё e saj.
Fotografja qё prej 10-tё vitesh jeton nё Gjermani, dhe ka hapur ekspozita nё disa vende tё ndryshme tё botёs, ku mund tё pёrmendim nё Austri, Suedi, Irlandё, New York, Gjermani etj. Kjo ёshtё ekspozita e parё qё fotografja nga Tetova hap nё Shqipёri. Mimoza Veliu nё vitin 2008 ёshtё vlerësuar, me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Gjon Mili”, që mbahet në Prishtinë.