E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafka dhe perkthimtaria 2

Sipermarrja per te sjelle ne nje gjuhe tjeter prozen e Kafka-s shfaqet e veshtire aq sa na ysht ta ndryshojme pyetjen emblematike qe Jakobson ngre ne fund te Pamjet gjuhesore te perkthimit ndersa ndalet tek shprehja e njohur Traduttore traditore perkthyes i cilave mesazhe Tradhtues i cilave vlera Pyetja e Jakobsonit shfaqet pergjithesuese rrok cdo ligjerim letrar nga njera ane shpreh qenien e perkthimit tradhtim ne rrafshin e vlerave

Me se pari vlen te sjellim ne vemendje faktin se ligjerimi letrar leviz ne dy rrafshe kryesore kuptimesi dhe vlera. Rrafshi i dyte eshte gjithe sa e dallon se pari ligjerimin letrar nga format e tjera ligjerimore permasa letrare slidhet me kuptimesine por me formen artistike te dhenies se kesaj kuptimesie po ashtu nga nje qasje me te ngushte rrafshi i vlerave eshte gjithe sa e dallon nje ligjerim letrar nga nje tjeter i te njejtes natyre. Kjo vlen edhe per perkthimin letrar i cili ndan te njejten natyres te ligjerimit arsye per te cilen sleviz vetem ne rrafshin e kuptimesise por edhe te vlerave madje si ne rastin e ligjerimit edhe tek perkthimi letrar rrafshi i vlerave shfaqet pjese e dallueshmerise se nje perkthimi letrar nga nje tjeter i po te njejtes natyre.

Veshtruar kesisoj sipermarrja per te sjelle ne nje gjuhe tjeter prozen e Kafka-s shfaqet e veshtire aq sa na ysht ta ndryshojme pyetjen emblematike qe Jakobsoni ngre ne fund te Pamjet gjuhesore te perkthimit ndersa ndalet tek shprehja e njohur Traduttore traditore perkthyes i cilave mesazhe Tradhtues i cilave vlera Pyetja e Jakobsonit shfaqet pergjithesuese rrok cdo ligjerim letrar nga njera ane shpreh qenien e perkthimit tradhtim ne rrafshin e vlerave nga ana tjeter i le shteg gjases se ne rrafshin e mesazheve kuptimesise perkthimi eshte fatshkruar te jete sipermarrje e mundshme. Dhenia e mesazhit eshte pjesa me e lehte e perkthimit thuhet cka te shumten e hereve vlen por jo gjithnje e ketu kam parasysh prozen e Kafka-s ne rastin e saj qendrim ne driten e njohurive na ysht te pyesim Tradhtues i cilave mesazhe Tradhtues i cilave vlera pasi veshtiresite dhe problemet per ta sjelle ne nje gjuhe tjeter prekin edhe rrafshin e kuptimesise. Duke marre si shembull Die Verwandlung ndash tekst-shifer i gjuhes se Kafka-s ndash ne vijim do te rrah te sjell disa syresh pashmangshmeria e te cilave defton jo vetem pasaktesite por edhe mendjelehtesine me te cilat perkthyesi i eshte qasur kesaj proze.

2.1. Veshtiresite ne rrafshin e vlerave

Le te marrim si fillim fjaline qe hap kete novele dhe te qemtojme se pari problemet dhe veshtiresite qe shfaq ne rrafshin e vlerave dhe me pas ne ate te kuptimesise per te pare se fundmi se cfare ka humbur dhe cfare ka fituar ne perkthimin shqip.

Als Gregor Samsa eines Morgens aus unruhigen Traumlumen erwachte fand er sich in seinem Bett zu einem ungeheuren Ungeziefer verwandelt. Kjo fjali paraqet disa nga tiparet me te spikatura te rrefimtarise kafkiane. Nga njera ane kemi nje fjalor asketikisht te perkore nje Sprachurlaub nje gjuhe turistesh sic e etiketojne me qesendi gjermanet Praguerdeutsch-in ndash gjermanishten e Prages se periudhes austro-hungareze ne te cilen edhe shkroi Kafka ndash e cila shfaqet e zhveshur nga zhargonet dialektet apo krahinorizmat qe mbart gjermanishtja standarde Hochdeutsch ne treva te ndryshme te Gjermanise nga ana tjeter kemi perdorimin e pazakonte dhe idiosinkratik jo vetem te fjaleve por me se pari te gjuhes cka bie ne sy me se tepermi tek natyra e stilizuar dhe komplekse e sintakses qe shpalos. Kur fjala eshte per perkthimin keto dy tipare smund te anashkalohen lehte pasi jane pjese e vlerave dhe pikerisht ketu fillojne te shfaqen te parat veshtiresi te pakapercyeshme me te cilat haset sipermarrja per te sjelle kete proze ne nje gjuhe tjeter. Me konkretisht

Tipari i pare eshte pjese e vlerave gjeolinguistike dhe sociolinguistike per rrjedhoje perkthyesit i duhet qe te hulumtoje brenda gjuheve te gjuhes se tij per te gjetur gjuhen qe jo vetem i pergjigjet Praguerdeutsch-it por edhe delir tek lexuesi i gjuhes pritese te njejtat mbresa qe ajo le tek lexuesit gjermane sidomos sa i perket perzierjes se saj me elemente te cekishtes nga njera ane dhe hebraishtes nga ana tjeter cka eshte e pamundur. E smbaron me kaq ne kete proze hasim edhe fraza fjale kalambure e kadenca te Oumlsterreichisches Deutsch gjermanishtes austriake qe ishte gjuha zyrtare administrative e Prages cka i jep pamesise ne fjale edhe nje permase histolinguistike. Kendejmi ajo cka humbet fillimisht proza e Kafka-s kur sillet ne nje gjuhe tjeter jane vlerat gjeo-socio-histo-linguistike ku perkthyesit si mbetet vecse ti dorezohet pamundesise per ta lene origjinalin ne mistiken e vet sic do te shprehej Agron Tufa.

Tipari i dyte eshte pjese thelbesore e stilit e te gjithe sa e dallon nje shkrimtar. Le ta qemtojme nga kjo qasje fjaline e marre si shembull e cila shfaqet e rendesishme per te kuptuarit e noveles si nje e tere per te pare se per cfare eshte fjala dhe se cfare ka humbur apo cfare ka fituar ne perkthimin shqip.

Fjalia perbehet nga dy pjese Als Gregor Samsa eines Morgens aus unruhigen Traumlumen erwachte//fand er sich in seinem Bett zu einem ungeheuren Ungeziefer verwandelt. Ajo cka bie fillimisht ne sy jane elementet retorike dy pjeset e fjalise jane persosmerisht te balancuara dhe perpos kesaj verejme perdorimin e trefishte te mohorit un te tri fjale ritmikisht te balancuara unruhigen ungeheuren Ungeziefer me pas pjesa e pare mbaron me folje e dyta me pjesore te se shkuares lidhja e ketyre dy skajeve paraqet thelbin e rrefimit Gregor Samsa erwachte verwandelt ndash Gregor Samsa u zgjua i shperfytyruar. Veshtruar nga pikepamja sintaksore jemi para nje fjalie te perbere me nenrenditje ku e para eshte pjesa e nenrenditur kohore dhe e dyta pjesa kryesore.

Qofte elementet retorike te fjalise qofte ndertimi i saj sipas kesaj strukture sintaksore metojne te mbulojne nje funksion te mire percaktuar nisja me nje fjali te perbere me nenrenditje e largon sintaktikisht rrefimin nga cdo permase mitike legjendare apo perrallore per ta shtratezuar ne nje permase realiste natyrisht jo ne ate realizem letrar qe Northrop Frye-i e cileson si low mimetic ndash shkerbim i ulet ndash i realitetit por ne ate permase realiste qe leviz pas shprehjes Es war kein Traum ndash Sishte enderr. Pjese e kesaj shfaqet edhe permendja qysh ne krye te fjalise e Gregor Samsa-s i paraqitur si njeri qe lexuesi presupozohet se e njeh edhe elementet realiste qe hasim ne kete fjali dhe ne ato vijueset. Te vendosura brenda ketij shtrati elementet retorike rrahin te cdramatizojne tere sa perben thelbin e rrefimit shperfytyrimin e Gregor-it qe krahas elementit fantastik hidhet si shashke ekspresioniste ne permasen realiste te rrefimit. Ne kete drejtim lipset lexuar edhe mungesa e nje fjalori trondites dhe traumatik ne fjalite vijuese sic mund te pritej ne raste te tilla cka e ze lexuesin ne beft. Sakaq veshtruar ne driten e retorikes poetike perpos funksionit cdramatizues elementet ne fjale jane pjese e nje fijezimi ironie dhe humori qe zgjatohet deri ne castin kur pas mohimit dhe mesymjes se te atit Gregor-i ndjen peshen e shperfytyrimit dhe mendon nun gab es wirklich keinen Spaszlig mehr ndash tanime e tere kjo vertet sish me shaka. Perpos tematikes se shprehur shperfytyrimi qe eshte pjese thelbesore e folklorit hebraik dhe rrefenjave hasidike ky fill e lidh novelen me iluminizmin hebraik Haskalah te cilin Kafka e kish njohur permes Buber-it ku qokat biblike e fetare humbasin funksionin e tyre shpresetarik per te perftuar nje kuptimesi laiciste. Ne vazhden e ketij laicizmi tematika e shperfytyrimit nisi te trajtohej me fryme humori dhe ironie ku do te mjaftonte te sillnim ne kujtese rrefenjat e Peretz-it me te cilat shperfytyrimi i Gregor-it perqaset jo pak sidomos sa i perket cdramatizimit ftohtesise dhe humorit me te cilet pershkruhet ku orvatja e Gregorit per ta penguar shefin te hyje ne dhomen e tij p.sh. na jepet permes disa penelatave komike alla Chaplin.

Sakaq per tiu kthyer ceshtjes se sintakses ndertimi i fjalise sipas kesaj strukture rreh te mbuloje nje funksion te dyte me te nderlikuar dhe lidhet me nje vecori sintaksore te gjermanishtes perpos e perbere me nenrenditje fjalia ne shqyrtim eshte ndajfoljore. Ne fjalite ndajfoljore sintaksa e gjermanishtes e do qe folja kryesore te vendoset ne fund Als... erwachte cka rrit ndjeshem tensionin e lexuesit perpos kesaj kjo sintakse e do qe edhe pjesorja e te shkuares te vendoset jo prane foljes ndihmese apo sintagmes qe luan rolin e foljes ndihmese por ne fund ne rastin e nje fjalie hipotaktike te nderlikuar e me me teper se nje pjese te nenrenditur suspense-i qe e shoqeron lexuesin deri tek folja kryesore e fjalise sa vjen e behet i ndjeshem dhe torturues. Njelloj si Kleist Kafka e shfrytezon in extremis kete vecori te gjermanishtes ku fjalia qe po trajtojme seshte vecse nje shembull nga me te thjeshtit. Kesisoj ndersa permes elementeve retorike cdramatizon thelbin e rrefimit permes sintakses se fjalise Kafka dramatizon kohen e leximit.

Ne perkthim fjali te kesaj natyre skajshmerisht te stilizuara rrezikojne te humbasin shumecka sa i perket qofte vlerave retorike qofte atyre sintaksore. Per rrjedhoje nje nga detyrat qe i shtrohet perkthyesit eshte hulumtimi i rrugeve dhe mjeteve te duhura per te percjelle tek lexuesi i gjuhes pritese ato mbresa qe origjinali le tek lexuesi i gjuhes ardhese.

Duke mbajtur parasysh tere sa me siper le te shohim cfare vlerash ka humbur dhe cfare vlerash ka fituar ne perkthimin shqip fjalia e marre si shembull.

Nje mengjes teksa u zgjua ne shtratin e tij nga endrra te shqetesuara Gregor Samsa e pa veten te shnderruar ne nje insekt te stermadh. ndash Ajo cfare fjalia e Kafka-s ka humbur ne kete sjellje besoj eshte e qarte perpos fjalise se perbere me nenrenditje tere vlerat e tjera qe vura ne pah kane firuar. Kesisoj sna mbetet rruge tjeter perpos se te shohim se cfare vlerash ka fituar. Perpos zbehtesise fjalie e famshme e Kafka-s ka fituar ne perkthimin shqip nje tautologjizem te zbrazet e krijuar nga zhvendosja e frazes in seinem Bett nga pjesa kryesore e fjalise ne origjinal tek pjesa e varur ku na shfaqet thjesht parazitare njelloj sic shfaqet permendja e vicit tek fraza lopa polli vic e cmund te pillte tjeter apo e pa me sy e me cmund ta shihte tjeter nderkohe qe ne pozicionin qe ajo mbulon ne origjinal nuk shfaq parazitizem e as krijon tautologjizem njelloj sic nuk krijon tautologjizem fraza polli vic apo me sy nese i zgjerojme duke i shtuar nje mbiemer fjaleve vic dhe sy krh. lopa polli nje vic te madh dhe e pa me sy te zgurdulluar. Krahas kesaj kjo fjali ka fituar edhe nje absurdizem e krijuar nga fraza e pa veten e cila i pergjigjet pasaktesisht frazes ne gjermanisht er fand sich ndash u gjend kjo fraze eshte absurde jo thjesht sepse bie ndesh me elementet e tjere te fjalise ketu eshte autori qe rrefen por nga jashte jo nga brenda mendjes se personazhit por sepse ne kete rast e shoh veten si pergjigjet nje ideje abstrakte sic ndodh ne rastet kur shprehemi e pashe veten ngushte por nje veprimi konkret sic ndodh ne rastet kur shprehemi e shoh veten ne pasqyre. E vetmja qe e shpeton kete fjali nga absurdizmi eshte gjasa qe Gregori te kete pasur nje tavan te pasqyrte perndryshe nuk ka gjasa qe Gregori as ta shohe veten dhe jo me te konstatoje se eshte shnderruar ne nje insekt te stermadh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›