Festa e fundvitit në ekranin e Vizion Plus

Ashtu si çdo dite edhe këtë fundvit, ekrani i Vizion Plus do t'ju sjelle majat me te larta te argëtimit, spektaklit dhe humorit. Produksionet me te spikatura apo premierat absolute, do te jene gjithçka qe duhet për te kaluar sa me gëzueshëm ditët e ndërrimit te viteve. Rezear Xhaxhiu do te jete i pari qe do te japë urimin e tij nga ekrani i Vizion Plus përmes Zip. Ndërkohë, maratona programore festive do te startoje ne orën 10.00 me një "Dita ime" krejt ndryshe nga ajo qe jemi mësuar te shohim çdo dite, duke sjelle me shume elemente spektakli. Stafeta me pas do te kaloj tek Orinda, Fabi dhe Klevisi te cilët ne këtë fundviti kane vendosur te sjellin një "Next" te pazakonte me shume surpriza te këndshme. Anila, do tu shoqërojë si gjithmonë ne pasditen e fundit te vitit 2010, me "Ora 5 pm" ku gjithçka ka ngjyrat e festes dhe show nuk do te mungoje. Departamenti i informacionit ka përgatitur si gjithmonë edhe ne këtë fundviti, specialen informative me ngjarjet me kryesore politike e sociale brenda dhe jashtë Shqipërisë. E si për te ndezura atmosferën e festes, Agim Bajko dhe stafi i By Pass sjellin një buqete lajmesh si gjithmonë "mbrapsht" te një viti qe lame pas. Festa do te arrije kulmin ne ekranin e Vizion Plus me banoret e Apartamentit me te famshëm ne Shqipëri. Një show special, nga i cili nuk do te shkëputeni dot as edhe një sekonde, duke na shoqëruar edhe ne minutat e ndërrimit te viteve. I përgatitur enkas me shume miq, te ftuar dhe mbi te gjitha, një surprize te denje qe do te na befasoje te gjithëve duke mbyllur ne mënyrë te suksesshme këtë vit te Apartamentit 2XL. E natyrisht surpriza qe pritet nëse do te realizohet, është premtimi i dhënë nga Fatos Nano për djemtë e Apartamentit. Por ekranit te vizion plus nuk do t'i mungojnë as premierat absolute si Sofra Tiranase, Zef Deda Show, apo performanca e jashtëzakonshme e sopranos se famshme, Inva Mula ne "Përrallat e Hofmanit." Bashke me këto produksione edhe dhjetëra premiera kinematografike me yjet me te famshëm hollivudian. Festa tashme ka nisur ndaj ju ftojmë te gjithëve te jeni me ne, pasi viti i ri 2011 nis pikërisht ne ekranin e Vizion Plus.
Shpërndaje