E Diel, 1 Nëntor 2026

Indetifikohet autori i krimit ne fshatin Trush

Dorëzohet në polici, autori i vrasjes se shtetasit Sabah Ramadani, i cili ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar me armë zjarri. Ditën e sotme, në orët e pasdites, 48-vjeçari Fadil Mehmetaj ka qëlluar në fshatin Trush 51 vjecarin, duke e lëne të vdekur në vend.

Sipas të dhënave të policisë, autori sapo ka kryer vrasjen është larguar menjëherë nga vendgjarja, ndonëse forca të policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Nderkaq mësohet se bëhet fjalë për një konflikt banal mes autorit dhe viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›