Mimoza feston 20-vjetorin, Ari, dhuratë përmes Adelës
Banorët kanë qenë mjaft të angazhuar për përgatitjen e festës së ditëlindjes së Mimozës. Ata kanë kërkuar ndihmën e Vëllait të Madh për ta realizuar atë. Teksa Moza qëndronte në dhomën e rrëfimit të gjithë janë angazhuar në përgatitjen e surprizës për të.
"Çdo gjë është e mundur!"
Mimoza, duke qëndruar në kopsht me Anjezën, i thotë që në momentin që ka hyrë ka thënë me veten që dëshironte që të festonte ditëlindjen me banorët dhe e arriti. Ajo i thotë që çdo gjë që thotë, i realizohet dhe i duket interesante. Më pas i tregon këshillat që i ka dhënë mami i saj. Ajo gjithmonë i ka thënë që duhet të mendojë pozitivisht dhe që çdo gjë është e mundur. Sipas saj të gjithë në jetë duhet të ecin mbi këtë parim dhe shton: "Unë jam tip që them gjithmonë po!"
Arjani: "Jam natyralist!"
Arjani duke bërë dush shikon që nuk ka xhelin e fytyrës dhe nxehet. Adi kalon aty dhe për shaka i merr peshqirët. Arjani, pasi shikon që nuk i ka peshqirët thotë me shaka: "Më sill xhelin se dola nudo!" Në banjë është dhe Adeladja, e cila fillon qesh me Adin, i cili ngacmon Arjanin, pasi ka mbaruar dush. Ai thotë që të tillë shaka do ia bëjë dhe një vajze, që ta lë një orë në dush. Arjani ia ka treguar dhe banorëve të tjerë shakanë e Adit. Anjeza bën shaka duke i thënë që ai nuk e ka problem të dalë nudo. Adelajda i thotë që ajo mendoi që ai do dilte vërtet. Arjani i thotë: "Jam natyralist!" Më pas ai ka diskutuar me faktin që asnjëherë nuk i gjen sendet e tij në vendin ku i ka lënë dhe thotë: "E kam bezdi kur më ngacmojnë gjërat e mia!"
Shpikjet e Qetsorit
Qetsori për të thyer monotoninë, pasi i kanë hequr lojën e pingpongut, improvizon një të tillë me mjete rrethanore. Me disa dërrasa të marra nga një dollap në kopsht ka bërë raketat e pingpongut me ndihmën e Anjezës. Mimoza u angazhua duke i ngjyrosur ato. Për të realizuar fushën e pingpongut ka modifikuar tavolinën e ngrënies të cilën e ndau në dy pjesë të barabarta. Më pas me letër higjienike ka bërë rrjetën. Kur ka përfunduar ai ka nisur të luajë me Bjordin.
"Një jetë kemi duhet të luftojmë!"
Adelajda dhe Mimoza kanë diskutuar për operacionet plastike. Mimoza shprehet pro tyre. Ato kanë filluar të diskutojnë për femrat që bëjnë operacione për virgjërinë. Adelajda është kundër këtyre operacioneve, pasi çdo femër duhet ta përballojë situatën sesa të arrijë në të tilla veprime. Mimoza thotë që janë të detyruara nga mentaliteti dhe nuk kanë zgjidhje tjetër. Adelajda e paralelizon këtë gjë me jetën e saj. Ajo thotë që çdo person duhet të gjej forcën për të përballuar çdo situatë siç ka vepruar ajo dhe shton: "Nuk ndërtohet një marrëdhënie mbi gënjeshtrën!" Mimoza mendon që këto gjëra varen nga vendi dhe familja që kanë. Bisedës i bashkohet dhe Anjeza, e cila dhe ajo shprehet kundër tyre. Ato vazhdojnë të diskutojnë për humbjen e virgjërisë. Adelajda mendon që çdo person duhet të këmbëngulë për dëshirat e tyre. Mimoza thotë: "Një jetë kemi duhet të luftojmë!" Anjeza tregon për jetën e saj duke thënë që ajo dhe familja e saj gjithmonë kanë luftuar.
"Sot u zgjove 20 vjeç!"
Banorët kanë diskutuar për surprizën e ditëlindjes së Mimozës. Adelajda duke qëndruar me Adin në kopsht i ka treguar për idenë e saj dhe të Bjordit. Ajo i thotë që t‘i thonë Vëllait të Madh kur të shkojë ora 12 për ta uruar. Me ta bashkohet dhe Anjeza. Adi mendon që t‘i bëjnë ndonjë surprizë për të qeshur. Ai shton: "Ti bëjmë ndonjë gjë që ka lidhje me Polin!" Anjeza mendon që në darkë të vishen të gjithë me rrobdishanë dhe t‘i shkojnë me tullumbace nëpër duar duke i kënduar këngën e urimit. Adi thotë që në darkë thjesht ta urojnë dhe t‘i mbushin dhomën me tullumbace, ndërkohë që ajo është në gjumë, që kur të zgjohet të gjejë surprizën. Ai mendon që në një pankartë të shkruajnë "E dashur, sot u zgjove 20 vjeç". Vajzat e pëlqejnë idenë e tij dhe shtojnë që çdo banor të lërë një urim për Mimozën.
Kandidimi i Mimozës
Adi, Anjeza dhe Mimoza janë ulur në oborr dhe bisedojnë se kush mund të dalë këtë të shtunë. Mimoza duket shumë pesimiste duke u shprehur se ajo është personi më i rrezikuar për të dalë këtë të shtunë. Sipas saj, Qetsori rrezikon shumë pak, ndërsa Adelajda është çift dhe prandaj ka shumë pak mundësi për ta nxjerrë. Adi mundohet ta ngushëllojë, duke ia barazuar shanset me gjithë të tjerët, se të gjithë rrezikojnë njësoj këtë të shtunë. Ai vetë ndihet keq për faktin se e ka kandiduar Mimozën, në një kohë që i kishte thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Por Anjeza e merr lehtë duke thënë se në këtë lojë secili lufton për vete, rrethi sa vjen e ngushtohet duke mos lënë mundësi për premtime të tilla. Adi është i mendimit se kur të dalin jashtë do sqarohen shumë gjëra mbi sjelljen dhe veprimet në shtëpi, ndërsa për sa kohë i ka mbetur për të qëndruar brenda, duhet ta shijojnë dhe të bëjnë qejf.
Acarime në shtëpi
Bjordi me Adin ndodhen në kopsht duke pirë cigare, ndërkohë që vjen Ari dhe nxehet me gjendjen që e gjen tavolinën. I acaruar, ai drejtohet me fjalë fyese, duke akuzuar banorët se përse nuk i heqin letrat pasi përfundojnë bukë, duke i hedhur të gjitha në tokë. Bjordi i kthehet duke i thënë se në fund, ai vetë ka për t‘i mbledhur të gjitha dhe se nuk duhet të sillet në atë mënyrë duke trembur njerëzit. Ari, pasi e siguron Bjordin se nuk ka për të mbledhur asgjë nga ato, ulet i qetë dhe ndez cigaren. Ari i thotë se kush i duron edhe 11 ditë që kanë mbetur, ndërsa Bjordi ia kthen se ato e kanë duruar një muaj.
Përgatiten për darkën
Tashmë banorët janë të impenjuar me përgatitjen e darkës. Rolet mes tyre janë ndarë. Adelajde lan enët, Qetsori me Anjezën presin qepët dhe gatuajnë. Ndërkohë hyn Bjordi dhe Qetsori ankohet duke i thënë se sa vjen ai, fillon rrëmuja. Por edhe Anjeza ankohet me prerjen e qepëve se i djegin sytë.
Përgatitjet e festës
Në orën dymbëdhjetë të mbrëmjes, ndërsa Moza ndodhet në dhomën e rrëfimit, banorët e tjerë shkojnë të përfundojnë përgatitjet për festimin e ditëlindjes së saj. Surpriza është përgatitur nga Vëllai i Madh, i cili ka krijuar një ambient shumë të këndshëm në ish-dhomën e gjumit. Banorët mrekullohen kur shohin shumë tullumbace të fryrë të lidhur pranë një vazoje të madhe me lule. Edhe Ari nga ana e tij do t‘i dhurojë Mozës një tufë me lule që përbëhet nga njëzet trëndafila të bardhë. Adela mendon se Mozës mund t‘i bëhet një surprizë tjetër e madhe nga Vëllai i Madh që mund të jetë ardhja e Polit në shtëpi për ta uruar.
"Çfarë inati ka?"
Adela i tregon Anjezës se buqetën me lule të Arit për Mozën, do t‘ia dhurojë ajo dhe jo vetë Ari. Anjeza interesohet lidhur me këtë gjë, por Adela ia pret shkurt se nuk ka ndërmend t‘ia tregojë. Më pas Anjeza shkon në dhomë dhe pyet Arin nëse do jetë dhe ai bashkë me ta për të festuar. Adela e dëgjon nga dhoma tjetër dhe e komenton pyetjen e saj si tendencioze, sepse Anjeza e di mirë që ai do vijë. "Nuk e kuptoj çfarë inati ka", thotë Adela.
Ari: "Nuk vij në festë"
Adela shkon në dhomë ku është Ari shtrirë dhe i mërzitur dhe e fton që të bashkohet me ta. Ari nuk pranon dhe thotë se tashmë e ka vendosur këtë gjë. Adela i thotë se do t‘i japë lulet e tij dhe do t‘i thotë Mozës se i ka prej tij, por Ari preferon që ajo të thotë se janë prej saj. Adela e nxit që të vijë dhe i thotë se po bën një sjellje prej fëmije, por Ari insiston në të vetën. Adela largohet duke i thënë se Mozës do ia cilësojë që lulet i ka prej tij dhe në fund shton se ai po kapet për budallallëqe.
Gëzuar ditëlindjen Moza!
Moza del nga dhoma e rrëfimit dhe shkon në dhomë. Ajo mrekullohet kur shikon surprizën për të, nën dritat e qirinjve dhe që të gjithë i këndojnë këngën "Shumë urime për ty". Ajo i takon dhe i puth të gjithë me radhë dhe merr prej tyre urime të përzemërta. Në sfond vendoset muzika dhe kënga e kënduar nga Vaçe Zela "Sot jam 20 vjeç". Adela i dhuron lulet e Arit dhe Moza pyet për të. Adela i përgjigjet se është në dhomë dhe ndihet i mërzitur. Moza shkon në dhomë ku ndodhet Ari dhe e fton dhe atë që të bashkohet me ta dhe e falënderon për lulet që i solli. Ari nuk pranon dhe Moza i kërkon që kur të ndihet më mirë, të bashkohet me ta. Ndërkohë, Sori ka hapur shishet e verës dhe ka mbushur gotat dhe së bashku me Mozën dhe të tjerët, trokasin gotat dhe i urojnë asaj sërish. Moza ndihet shumë e lumtur.
Festë dhe argëtim
Festimet për ditëlindjen e Mozës vazhdojnë. Të gjithë banorët duken entuziastë dhe argëtohen pa masë. Ata kërcejnë e këndojnë nën ritmet e muzikës dhe shijojnë verën. Bjordi kujtohet se nëpër tullumbace ka gaz që u ndryshon tingullin e zërit dhe ata të gjithë, thithin pak nga ai gaz e flasin. Të gjithë qeshin dhe thonë batuta të ndryshme me zërin e ndryshuar. Banorët argëtohen dhe festa vazhdon.
"Dua të mësoj gjëra të reja"
Anjeza dhe Moza diskutojnë pas festës, për gjuhët e huaja. Të dyja vajzat thonë se i kanë lënë pas dore. Moza shprehet se kur të dalë nga shtëpia e "Big Brother", do të vazhdojë studimet dhe do të mësojë me përkushtim shumë gjëra të reja. Moza tregon se di pak gjuhë të huaja, por dëshiron të mësojë më shumë. Anjeza thotë se shkolla dhe puna nuk i lënë shumë kohë për t‘u marrë me to, por tani do përpiqet t‘ia dalë mbanë. Vajzat flasin për rëndësinë e dijes dhe njohurive mbi çdo fushë.