DREJTESIA, MOMENTI PER MBESHTETJE DHE PROMOVIM
Menjëherë sapo Gjykata e Lartë mori vendimin për pushimin e gjykimit në lidhje me hetimin e procedurave të rrugës Durrës-Kukës, debati mbi sistemin e drejtësisë erdhi përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Në media pati komente negative mbi sistemin e drejtësisë në tërësi, dhe të prokurorisë e të gjykatës në veçanti, komente që vazhduan më pas dhe për disa çështje të tjera me impakt në publik.
Në opinionin e disa komentatorëve, faji kryesor për dështimet e dosjeve të bujshme ishte i prokurorisë, madje u shkua deri aty sa kërkohej edhe dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga përfaqësuesit e politikës u vazhdua edhe më tej, duke rifilluar akuzat ndaj sistemit të drejtësisë si i paaftë dhe i korruptuar. Ajo që ra në sy në këtë debat është se, përsëri të gjithë, politika dhe aktorë të tjerë, janë bashkë në sulmin kundër sistemit të drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër, përsëri edhe një herë tjetër drejtësia (gjykatat dhe prokuroria), mbeti e vetme në bankën e të akuzuarve.
Por, a është e drejtë që të krijohet perceptimi te publiku se, të i vetmi fajtor për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë janë vetëm prokurorët dhe gjyqtarët? A është e drejtë që ata, të cilët janë në llogoren e parë të sulmit kundër sistemit të drejtësisë, duhet të jenë më korrektë dhe të pranojnë se ka edhe fajtorë të tjerë në këtë çështje?
Pa e fshehur aspak situatën ku ndodhet sistemi i drejtësisë, si korrupsioni (dhe pasojat që ai sjell te qytetarët apo më gjerë, deri tek integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane), paaftësia, apo dhe probleme të tjera, mendoj se ata që janë pjesë e sistemit të drejtësisë nuk janë fajtorët kryesorë, apo së paku, nuk janë fajtorët e vetëm. Arsyet kryesore të kësaj gjendjeje nuk duhen kërkuar te sistemi i drejtësisë dhe tek ata që janë brenda tij, por në radhë të parë te klasa politike e këtyre 20 viteve të fundit. E më poshtë do përpiqemi të arsyetojmë disa aspekte të saj.
Në radhë të parë, duhet të jemi të qartë se drejtësia mbi të gjitha është vullnet për të dhënë drejtësi. Përtej ligjeve dhe vendimeve, ajo që dominon është vullneti që peshorja e ndërgjegjes dhe bindjes të anojë nga ana e duhur. Dhe mbështetjen kryesore për t‘u forcuar vullneti brenda sistemit, duhet të promovohet dhe injektohet nga klasa politike. Por, kjo e fundit nuk bën asgjë në këtë drejtim madje, përkundrazi herë me qëllim dhe herë pa dashje, përpiqet që dështimet e saj të faturohen për ata që janë brenda sistemit të drejtësisë. Asnjë politikan në këto vite nuk ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe të gjithë kanë rendur të tregojnë me gisht fajtorin për të krijuar perceptimin se fajtorët janë vetëm ata.
Të gjitha arritjet përvetësohen nga klasa politike dhe janë meritë e saj, ndërsa të gjitha dështimet janë "meritë" e sistemit të drejtësisë. Askush nuk promovon arritjet që ka arritur sistemi i drejtësisë apo çështjet e zgjidhur prej tij, por evidentohen vetëm anët negative. Sistemi i drejtësisë ka shumë arritje që duhen evidentuar dhe shembuj ka shumë. Vlen të përmendet roli i gjykatave në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, ku më shumë kanë kontribuar vendimet e gjykatave të ndryshme në këtë drejtim (e ku sigurisht spikasin disa vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë që mbështesin ish-pronarët), se sa shumë ligje të votuara nga politikanët, ligje që ndryshojnë po aq shpesh sa drejtorët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por, çuditërisht këto arritje reale nuk promovohen, ndërsa miratimi i ligjeve që krijojnë barriera dhe procedura që e çojnë përfundimin e procesit shumë larg, shiten si arritje në konferencat e pafundme për shtyp.
Lufta mediatike e shfaqur nga politika kundër sistemit të drejtësisë, apo presioni i formave të ndryshme kundër personave të caktuar brenda sistemit të drejtësisë, tregon se klasa politike nuk ka vullnetin e krijimit të një sistemi drejtësie të fortë, por kërkon ta mbajë këtë sistem të zhytur në probleme, në mënyrë që ta sulmojë sa herë që duhet të zhvendoset vëmendja e opinionit nga dështimet e klasës politike.
Gjithashtu, çdokush prej nesh konstaton me lehtësi se në këto 20 vite asnjëherë, as edhe një forcë politike apo një lider i caktuar, nuk kanë kryer një reformë të thellë e të gjithanshme në sistemin e drejtësisë (kryesisht në prokurori dhe në gjykatë). Që nga përpjekjet e dështuara të viteve 1992 dhe në vijim, fjala reformë është përkthyer vetëm në largimin e shumë emrave të përveçëm nga sistemi i drejtësisë, sepse nuk konsideroheshin të afërt me forcën politike në pushtet dhe janë emëruar të tjerë, të cilët në të kundërt, kanë meritën e madhe të jenë "të afërt" me bindje politike me ata që emërojnë.
Pra, brenda sistemit nuk janë motivuar dhe promovuar profesionistët e vërtetë, por njerëz me bindje politike të afërta me pushtetarët e radhës. Dhe kjo fatkeqësisht vazhdon edhe tashmë, që kemi më shumë eksperiencë në ndërtimin e institucioneve. Është fatkeqësi të konstatosh se shumë gjyqtarë dhe prokurorë të zotë nuk promovohen dhe nuk motivohen siç e meritojnë. Askush nuk promovon njerëzit e heshtur, që nëpërmjet vendimeve të përditshme japin drejtësi, shumë prej tyre duke rrezikuar edhe jetën, dhe nga ana tjetër janë të detyruar të përballen me sulmet dhe akuzat e përditshme, që nuk i meritojnë. Publikut i sillen në vëmendje vetëm disa dështime, ndërkohë askush nuk promovon arritje. Publikut i sillen në vëmendje emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, që kanë mëkatuar, të korruptuar dhe të paaftë, por publiku nuk informohet se po ky sistem ka njerëz që janë shërbëtorë të drejtësisë dhe meritojnë respekt e mbështetje. Askush nuk jep si shembull se Gjykata e Apelit në Tiranë ka një trupë gjyqësore me njerëz të aftë, me eksperiencë të madhe dhe të drejtë në vendimet e tyre, apo që Gjykata e Rrethit po në Tiranë, gjithashtu, pas shumë përpjekjesh është një ndër gjykatat ku dhënia e drejtësisë nuk është më utopike. Dhe emra të përveçëm mund të sillen shumë. Por, ata sulmohen të gjithë në bllok si të paaftë e të korruptuar, në vend që të promovohen për kontributin që japin çdo ditë.
Por, klasa politike ngurron të mbështesë e të promovojë sistemin e drejtësisë. Është momenti që, para se të kërkohen dorëheqje dhe nxjerrje përgjegjësish, para se të ngrihen akuza dhe të krijohen vetëm perceptime negative, është koha që më parë sistemi i drejtësisë të mbështetet dhe gjyqtarët e prokurorët të promovohen pa hezitim. Vetëm në këtë mënyrë njerëzit brenda sistemit do të marrin kurajën e nevojshme për të luftuar në krijimin e një sistemi drejtësie efektiv, të fortë e të pakorruptuar, gjithmonë në shërbim të publikut dhe shtetit të së drejtës.