Ndryshim që nuk mund t‘i besojmë
Përfundimisht, po na thuhet, se ushtria e Pakistanit është bërë serioze ndaj kërcënimit që militantët paraqesin për shtetin e tyre. Ushtria tani po lufton me të vërtetë, duke dërguar ushtarë për të çrrënjosur xhihadistët, të cilët janë shpërndarë nga Lugina Swat. Ne e dëgjojmë këtë nga komandantët e Pakistanit, natyrisht, por gjithashtu edhe prej udhëheqësve civilë, dhe gjithashtu edhe prej zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates.
Gjatë një interviste me mua, për CNN, Gates tha: "Mendoj se lëvizja e Talebanit aq afër Islamabadit ishte zgjim për ta". Ndoshta. Ishte vetëm para disa viteve që Husain Haqqani, ish-diplomat pakistanez, i cili tani vonë u bë ambasador në Uashington, e shkroi një libër të mrekullueshëm që argumentonte se Qeveria e Pakistanit, pavarësisht se publikisht dhe privatisht thotë të kundërtën, vazhdoi të bënte një dallim mes ‘terroristëve‘ dhe ‘luftëtarëve për liri‘ (emri i preferuar zyrtar për militantët e Kashmirit).
Ai shtoi: "Qeveria e Musharrafit gjithashtu mbetet tolerante ndaj asaj që ka mbetur nga regjimi taleban i Afganistanit, duke shpresuar se do t‘i përdorë këta për ta kthyer ndikimin që ka Pakistani në Afganistan". Pikëpamja që ushtria e Pakistanit ka për botën, që rrethohet nga rreziqe dhe duhet të jetë aktive në destabilizimin e fqinjëve të tij, mbetet thelbësore në strategjinë bazë të Pakistanit. Ndërsa Presidenti Musharraf u shkëput nga përkrahja e dukshme dhe në shkallë të madhe, të cilën ushtria ua jep grupeve militante dhe ka vazhduar të ketë disa lëvizje kundër disa xhihadistëve, nuk ka dëshmi të një fushate që Pakistani t‘i zhdukë këto grupe.
Udhëheqësit e Talebanit afgan, të kryesuar nga Mullah Mohammed Omar, ende funksionojnë në mënyrë aktive nga Quetta. Ushtria kurrë nuk ka nisur fushata serioze kundër grupeve kryesore të lidhura me Talebanin të udhëhequra nga Gulbuddin Hekmatyar apo Jalauddin Haqqani, që rrjetet e të dyve janë aktive në Pakistan. Grupi i përgjegjshëm për sulmet në Mumbai, Lashkar-e-Taiba, i është shmangur çfarëdo ndëshkimi, të fjetur në emër dhe formë, por që ende operojnë haptazi në Lahore. Edhe tani, pasi që i lejuan Talebanit të afrohet 60 milje afër kryeqytetit, ushtria e Pakistanit i ka zbarkuar vetëm disa mijëra ushtarë për t‘i konfrontuar ata, duke e lënë tufën e tyre prej miliona ushtarëve në Lindje, si duket në rast se India papritmas sulmon. Dhe kur ushtria në fakt e sulmon Talebanin, ashtu si bëri para disa viteve në të njëjtën luginë, Swat, bombardon, deklaron fitore dhe tërhiqet kurse xhihadistët kthehen sërish. Ngritja e militantëve islamikë në Pakistan nuk është, shkruan ambasadori Haqqani, "rezultat i pashmangshëm i disa qeverive". Kjo gjë "ka rrënjë në histori dhe është një politikë e qëndrueshme e shtetit të Pakistanit".
Autori përshkruan se si, që nga vitet e hershme, ushtria e Pakistanit zhvilloi "një përkushtim strategjik ndaj ideologjisë xhihadiste". E përdori Islamin për të mobilizuar shtetin dhe ushtrinë në secilin konflikt me Indinë. Rasti më i mirë ishte lufta e vitit 1965, kur mediat e kontrolluara nga shteti në Pakistan e "përmblodhën një valë të xhihadit," komplet me tregime për misione heroike vetëvrasëse, martirizim dhe ndihmë hyjnore. Pakistani u krijua si një shtet islamik, me një popullatë, e cila ishte e ndarë pak gjeografikisht, etnikisht dhe nga gjuha që flasin. Sunduesit e këtij shteti e kanë mbajtur pushtetin duke e përdorur religjionin si ideologji. E pastaj gjeopolitikat e rajonit, tensionet me Indinë dhe beteja kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ndihmoi në krijimin e lidhjeve të thella në mes ushtrisë së Pakistanit dhe grupeve militante islamike. Ushtria e Pakistanit i ka humbur luftërat, që i ka luftuar me mënyra tradicionale. Por, udhëheqja e operacioneve guerile, kundër sovjetikëve, indianëve dhe afganëve, është dëshmuar të jetë mënyrë tejet e lirë për t‘i mbajtur fqinjët e tyre jashtë baraspeshës.
A ka ndryshuar e gjitha kjo? Libri i ambasadorit "Pakistani: Mes Xhamisë dhe Ushtrisë" jep dëshmi të fuqishme se, së paku deri tani vonë, ushtria e Pakistanit u bë kinse ka arrestuar militantë në mënyrë që të merr fonde nga Uashingtoni. Por, kurrë nuk i mbylli rrjetet. "Nga pikëpamja e islamistëve të Pakistanit dhe përkrahësve të tyre në inteligjencën ushtarake pakistaneze", shkruan Haqqani, "xhihadi është ndalur, por ende nuk është përfunduar. Pakistani ende e ka një axhendë të papërfunduar në Afganistan dhe Kashmir". Libri përfundon duke treguar se si ushtria e Pakistanit e ka përdorur kërcënimin nga këto grupe militante për të mbajtur pushtetin, të delegjitimizojë qeverinë civile dhe, më rëndësishëm, të mbajë rrjedhjen e ndihmave nga SHBA-ja. Dhe autori i librit tani i është bashkuar kësaj loje të madhe. Javën e kaluar ambasadori Haqqani e shkroi një editorial që thoshte se Pakistani po i luftonte këto grupe militante fuqishëm. I vetmi problem, shpjegoi ai, ishte se Uashingtoni po ngurronte të jepte armët, trajnimin dhe të financonte nevojat e Pakistanit. Ai është bërë një karakter i faqeve të vetë librit të tij. Në të vërtetë, Haqqani është një njeri i mençur dhe i nderuar, i cili e ka një punë të pamundur.
Në muajt e saj të parë, qeveria demokratike e Pakistanit është mbisunduar nga gjeneralët secilën herë që ka pohuar autoritetin e saj. Nëse Uashingtoni shpreson t‘ia ndryshojë Pakistanit pikëpamjen që ka ndaj botës, duhet të bëhet shumë më i vrazhdë me ushtrinë gjersa i përkrah udhëheqësit civilë të këtij shteti, vizioni për interesat kombëtare të Pakistanit i të cilëve është shumë më i gjerë dhe më pak paranoik dhe parasheh më shumë bashkëpunim me fqinjët e tyre. Projektligji 15 miliardë dollarësh Biden-Lugar, i dizajnuar që të zhvillojë shoqërinë civile në Pakistan, është një hap i madh në këtë drejtim. Ndoshta, ashtu si lë të kuptohet editoriali i Haqqanit, strategjia e gjashtë dekadave të fundit ka ndryshuar papritmas. Por, i përkujtoi ato që Warren Buffet dikur i quajti katër fjalët më të rrezikshme në botën e investimit: "Këtë herë është ndryshe".