Policia maqedonase arreston me pranga serbe Fejzi Hajdari
Trajtimit selektiv dhe maltretimit nga autoritetet doganore maqedonase, së fundmi nuk i shpëtoi as veprimtari dhe kreu i lëvizjes "Vetëvendosja" nga Kosova, Albin Kurti. Trajtimet e këtilla selektive të autoriteteve doganore maqedonase ndaj çdo gjëje shqiptare, janë të njohura dhe po zbatohen vetëm ndaj shqiptarëve. Ky konkluzion mund të nxirret edhe nga ankesat e paraqitura për trajtime të këtilla në organet kompetente të Maqedonisë. "Skanimit të këtillë doganor" kohë më parë iu nënshtrua Fatmir Toçi, i cili me rastin e Panairit të Librit në Shkup, kishte tentuar të fusë në territorin e Maqedonisë disa libra në emër të shtëpisë së tij botuese. Më herët, kritereve të ashpra të "shtetit të madh" - Maqedonisë, nuk i shpëtoi as kreu i partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) Hysni Shaqiri dhe disa anëtarë të kreut partiak, pjesëtarë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët një kohë kishin qëndruar në Kosovë për t‘iu shmangur dhunës së policisë maqedonase pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 2001, gazetarë dhe botues shqiptarë nga Maqedonia, artistë shqiptarë etj.
Këtij "aksion" absurd vlen t‘i shtohet edhe aplikimi i vizave të çuditshme nga autoritetet doganore maqedonase ndaj shtetasve shqiptarë, në formën e lloj-lloj sigurimeve dhe krijimit të kolonave të gjata në vendkalimin kosovaro-maqedonas Bllacë.
"Organet kufitare kanë të drejtë të ndalin çdo person që hyn apo del nga territori i Maqedonisë". Kështu tingëlloi "flash" justifikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), pas marrjes në "bisedë informative" të Albin Kurtit. Arsyetim tjetër nuk dha MPB-ja, e as që e pa të arsyeshme të paraqesë ndonjë argument tjetër për mbajtjen në bisedë informative për pesë orë me radhë. Ai u mor në pyetje dhe iu nënshtrua maltretimit, vetëm e vetëm se ishte shqiptar. Aktiviteti i "Vetëvendosjes" së Albinit, as që merret me Maqedoninë, prandaj "rreziku" nga ai, është margjinal, periferik dhe kurrfarë për Maqedoninë. Në fakt nuk ekziston një rrezik i tillë.
Si duket në Maqedoni nuk ka nevojë për justifikim tjetër. Fakti se dikush është shqiptar, me sa duket është argumenti më i fortë për t‘u arrestuar nga policia maqedonase (posaçërisht nëse vjen nga Kosova). Siç shkojnë punët, aspak nuk duhet të habitemi nëse ndonjë ditë arrestimi i shqiptarëve bëhet obligim ligjor për policinë. Për të qenë absurdi edhe më i madh, por edhe për t‘u shndërruar ky moment në skenë qesharake, inspektorët të cilët kanë marrë në pyetje Albinin, kanë fol në gjuhën serbishte dhe jo maqedonishte. Ky fakt flet mjaft në vete, duke demaskuar dorën e fshehtë dirigjuese për trajtim të këtillë të zotit Kurti.
Kreu shtetëror maqedonas kohëve të fundit po lëshon sinjale shumë shqetësuese për ndryshimin e diskursit politik kundrejt Serbisë, në dëm të shqiptarëve. Një sinjal i tillë erdhi edhe nga konsulli i Maqedonisë në Beograd, i cili paralajmëroi se Maqedonia do të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth Kosovës.
Pyetja që imponohet me këtë rast është: A thua vallë politika serbe ende ka ruajtur ndikimin e saj të fuqishëm tek qeveria maqedonase? Faktet e përditshme japin përgjigje pozitive ndaj kësaj pyetjeje, sado që dikush gojarisht mund të japë përgjigje negative.
Për të qenë ironia më e madhe, fuqia e tillë duket shumë më e madhe se ajo e politikës së këtushme shqiptare, duke filluar që nga fillimi i viteve ‘90. Potenca e serbëve në qeveritë maqedonase, po dëshmon se në mënyrë indirekte, mund të vërë në funksion mekanizmat e sajë në Maqedoni, sa herë që ka nevojë të tallet me shqiptarët, qofshin ata të Shqipërisë apo Kosovës. Qeveria maqedonase ndaj askujt në rajon nuk tregon "muskuj" të këtillë politikë, sepse shtetet fqinje (përjashton Shqipërinë e Kosovën), e kontestojnë identitetin maqedonas në një formë apo tjetër, por këtë e bënë vetëm ndaj shqiptarëve (të Kosovës e Shqipërisë).
Dhe për të dëshpëruar tërësisht qytetarët e këtushëm shqiptarë, faktori politik shqiptarë ndaj gjithë këtyre absurdeve dhe paradokseve, vetëkënaqet vetëm me reagime deklarative, që herë-herë, duken sikur janë të dedikuar për ndonjë shtetas të Afrikës apo Azisë, dhe jo ndaj vëllezërve të tyre.
Dhe, përderisa avazit të këtillë të dhënies së koncesioneve Serbisë, gjithnjë në dëm të shqiptarëve nuk i jepet fund, parashtrohet pyetja se cila do të jetë viktima tjetër e radhës, nga Shqipëria apo Kosova.
Çështja e këtillë kërkon reagim të koordinuar të faktorit politik shqiptarë Tiranë-Prishtinë-Shkup, sepse trajtimit selektiv doganorë po i nënshtrohen të gjithë shqiptarët pa dallim.