E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Kosova e njeh Maqedoninë me emrin kushtetues

 

PRISHTINE- Kosova e njeh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Deklaratën e ka dhënë për agjencinë e lajmeve BBC, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. “Emri i Maqedonisë nuk është temë për Kosovën. Kjo do të thotë se Kosova do ta pranojë, në fakt e pranon Maqedoninë me emrin që ajo e ka zgjedhur“, citohet të ketë thënë Hyseni. Deklarata mund të ndikojë në zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë, e cila së fundi i ka njohur pasaportat e Kosovës, edhe pse nuk e ka njohur pavarësinë. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, është shprehur se, “Serbia si shenjë hakmarrjeje për Shkupin, do ta thërrasë Maqedoninë me emrin që njihet në botë, “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë“.(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›