E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. e Ekonomisë: TEC-i në Porto Romano sipas standardeve

Ministria e Ekonomisë ka reaguar kundrejt deklaratave kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama në lidhje me ndërtimin e TEC-it në Porto Romano. Sipas zëvendës ministrit të ekonomisë, Eno Bozdo ndërtimi i parkut energjitk nuk përbën asgjë po të krahasohet me masakrën që pikërisht Edi Rama i ka bërë kryeqytetit. Sipas Bozdos, TEC-i në Porto Romano është sipas të gjitha standardeve. Më tej zv/ministri i ekonomisë ka shtuar se nuk mund të zhvillohet sektori energjitik nëse nuk bëhet diversimi i burimeve të saj.
Ndër të tjera Enno Bozdo përmendi faktin se projekti i ndërtimit të këtij parku është iniciativë e qeverisë që në vitin 2003, vit kur në pushtet ka qënë Partia Socialiste.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›