SHBA/ Kamioni çisternë merr zjarr, nuk ka viktima
Një kamion ccisternë është rrëzuar ndërsa po përshkonte rrugën dhe është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm. Ngjarja ka ndodhur kur kamioni po kalonte nën mbikalim në superstradën 75, në veri të Detroit, Michingan të mërkurën. Burimet mediatike raportojnë se kamioni ccisternë transportonte karburant dhe fakti që u përfshi nga zjarri, ka bërë që flakët të shkaktojnë re të zeza gjigande dhe shtëlllunga tymi që shkonin deri në qiell. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ështe regjistruar asnjë i plagosur, por ka patur dëme përreth zonës ku ndodhi aksidenti. Ekipet e zjarrfiëksave kanë mundur që të shuajnë flakët e mëdha vetëm gjatë orëve të vona të së mërkurës duke u gdhirë e enjtja. Ende nuk ka raprotime lidhur me shkakun e saktë që provokoi edhe aksidentin. Mediat lokale njoftuan se aksidenti përfshiu të paktën edhe një makinë tjetër.