Min. e Mjedisit: Fillon së shpejti projekti i parkut kombëtar të Alpeve
Projekti për ndërtimin e parkut kombëtar të Alpeve tashmë është gati të fillojë. Ky projekt i mbështetur nga Organizata Hollandeze për Zhvillim përfshin gjithësej 80 mijë hektarë tokë e cila ndodhet në zonën e veriut të Shqipërisë, pikërisht në Malësinë e Madhe, Bjeshkët e Nëmuna, Tropojë, Valbonë dhe Theth është shprehur gjatë një konference për shtyp Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli.
Më tej ai tha se investimet në këtë zonë do të sjellin mbështetje financiare edhe për popullsinë që jeton në këto zona.
Ministri i mjedisit ka nënshkruar një marrëveshje me Organizatën Hollandeze për Zhvillim. Në kuadër të këtij projekti ky organizëm do të mbështesë me anë të studimeve që do të vijojnë në vazhdimësi të projektit.