E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2010, Milo: Prioritet infrastruktura

Edhe pse buxheti i vitit 2010 ende nuk ka filluar të realizohet, këshiltari i kryeministrit për ekonominë Petraq Milo në një Intervistë për "Ora News" ka treguar disa nga prioritet që ky byxhet do të përmbajë. Kështu do të vazhdojë që prioritet të mbeten investimet publike kryesisht në infrastukturë por do të merret parasysh edhe ndihma sociale.
Një sërë rrugësh tashmë të nisura që këtë vit do të vijojnë në përfundimin e tyre gjatë 2010-ës por gjithashtu do të nisë investimi edhe në disa rrugë nacionale në jug të vendit të cilat do të shkurtojnë kohën e lidhjes me kryeqytetin. Përparësi do të ketë gjithashtu edhe arsimi, shëndetësia dhe turizmi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›