E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kapelo, portretii trajnerit te Angliseme makarona e salce

LONDER- Artisti i ri Nathan Uyburn vendosi të bazohej në një tematikë italiane kur planifikoi të realizonte një portret të trajnerit të kombëtares britanike Fabio Kapelo. Studenti 20 vjeçar i Universitetit të Uellsit e nderoi trajnerin italian duke realizuar portretin e tij me disa përbërës të kuzhinës italiane. Ai përdori fletët e makaronave si kanavacë e salcën me mish si ngjyrë për pikturën. Portreti i përfunduar me lartësi 2.5 metra ka një ngjashmëri mbresëlënëse me njeriun që mban mbi supe shpresat e Anglisë në turneun botëror të futbollit në Afrikën e Jugut. "Imazhi i tij është tepër interesant në krahasim me atë të një sërë personazheve të tjerë të njohur që kam realizuar më parë pasi mban syze e është më i moshuar në krahasim me disa prej tyre" tha Nathan. "Ime më thoshte gjithnjë të mos luaja me ushqimin kur isha i vogël ndaj mund të them se e kam shpënë në një tjetër nivel ushqimin
Nathan bazoi portretin e tij në një fotografi të trajnerit italian. Ai ka besim se Kapelo do ta shpjerë Anglinë drejt lavdisë dhe o ta sjellë sërisht Kupën e Botës në Angli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›