Minarolli: Akti i turpshëm dhe skandaloz
Autori i Lajmit: Redaksia
Një akt i turpshëm, skandaloz dhe i paprecedent. Kështu i ka cilësuar ambasadori ynë në Athinë, Vili Minarolli, thirrjet raciste të ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve gjatë një parade ushtarake në sytë e autoriteteve të larta greke.
Ndërkaq, përfaqësuesi zyrtar shqiptar në Greqi, ka pohuar se pas këtij akti të rëndë, priten masa të menjëhershme nga ana e qeverisë greke. Duke u mjaftuar vetëm me hetimin e Forcave Speciale, ambasadori ynë e ka cilësuar si të sqaruar incidentin. "Reagimi i qeverisë dhe mediave greke ishte i menjëhershëm. Unë kontaktova me ministrinë e Jashtme dhe na thanë se do merren të gjitha masat për të analizuar çështjen”, -sqaroi Minarolli, lidhur me incidentin e rëndë që tronditi publikun shqiptar. Sipas tij, besohet se masat prej palës greke do të merren shumë shpejt dhe ka sqaruar se pala greke e ka dënuar këtë akt, duke dashur të distancohet prej tij.
PDI: Shpresojmë të jetë hera e fundit
Një tjetër reagim për këtë incident ka ardhur edhe nga PDI.
Në një njoftim për mediat PDI thekson se me shqetësim dhe keqardhje të madhe i përcolli të gjitha informacionet që vinin dje nga mediat greke ku tema kryesore e tyre ishte përdhosja e emrit shqiptar nga forcat komando të ushtrisë greke. “Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë nga reparte të ndryshme të ushtrisë greke, por shpresojmë që të jetë e fundit. Si për ironi të fatit provokimi i radhës nga pala greke ndodhi ditën kur në Parlamentin Shqiptar u ratifikua marrëveshja midis Shtetit Shqiptar dhe atij Grek për varrezat imagjinare në Shqipëri”, - ka pohuar Tahir Muegedini.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010