Protesta në Tiranë: "Greqia turp i BE-se"
Autori i Lajmit: Redaksia
Me thirrjet: “O sa mirë me kenë shqiptarë” dhe pankarta “Greqia, turpi i Evropës” rreth orës 11.00 protestuesit janë vendosur para ambasadës greke. Protesta u organizua nga disa OJQ si dhe shoqata Çamëria. “Shteti grek të distancohet nga këto akte që nuk i shkojnë një shteti anëtarë të BE-së. Bëjmë një notë proteste shtetit tonë që të mos lejohet të cenohet identiteti”,- deklaruan dje protestuesit. Protestës për të denoncuar koret raciste dhe ksenofobe të ushtarakeve grekë i janë bashkuar edhe dy deputetet e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, PDU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. “Shprehim indinjatën tonë të thellë për gjestin e shëmtuar i cili nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes dy vendeve”,- deklaroi kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi gjatë protestës. Ai theksoi se “Gjesti vjen në një ditë, si dita e pavarësisë së Greqisë, kur ne nuk e prisnim por prisnim një falënderim për çamët që ishin në krye të luftës për pavarësinë e Greqisë”. Deputeti i PDU, partia që mbron të drejtat e çamëve, i kërkoi “qeverisë greke të distancohet nga aktet e përsëritura. Qeveria shqiptare, në mënyrë të qartë të mbajë qëndrim dhe të kërkoj shpjegim. I kërkojmë presidentit Topit, kryeministrit dhe gjithë forcave politike të ruajnë identitetin shqiptar dhe të hapin në tryezën e bisedime çështjen çame. Protesta është reagim kundër skandalit me ushtrinë greke të cilët lëshuan thirrje antishqiptare gjatë paradës për për festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.
Durrës, protestojnë studentët: “Të dënohen fyerjet e grekeve”
Qytetarët shqiptarë iu bashkuan sot thirrjeve për protesta kundër akteve të ksenofobisë së ushtrisë greke të cilët në kor kënduan këngë antishqiptare gjatë paradës së 25 majit në Athinë. Protestat filluan sot në orën 11:00 para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë, të rinj, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, iu bashkuan Himnit Kombëtar Shqiptar. Në mënyrë paqësore, ata ekspozuan tabelat qe mbanin ne duar ku shkruhej: Greqia, TURPI I BE. Pothuajse në të njëjtën kohë, në qendër të Durrësit, qindra studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” janë mbledhur në protestë duke dënuar ashpër fyerjet, denigrimet dhe kërcënimet raciste të ushtarëve grekë.
Protesta, digjet flamuri i Greqisë në Burrel
Banorët e qytetit të Burrelit kanë reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste të bëra dy ditë më parë nga ushtarët grekë në qendër të Athinës. Një grup banorësh kanë protestuar dje ndaj kësaj ngjarjeje dhe në shenjë simbolike kanë djegur flamurin kombëtar grek në mes të qytetit. Paraditen e djeshme dhjetëra të rinj të indinjuar nga skandali i ushtarëve grekë janë mbledhur në rrugët e qytetit. Më pas ata janë grumbulluar në qendër të Burrelit duke lëshuar parulla kundër thirrjeve raciste të ushtarëve grekë. Kulmi i protestës së tyre ka arritur kur të rinjtë i vunë flakën dhe dogjën flamurin grek në shenjë indinjate për atë çka ndodhi dy ditë më parë në qendër të Athinës gjatë paradës zyrtare ushtarake greke.
Deputetët grek dënojnë incidentin dhe heshtjen e qeverisë
Ndërkohë që Ministria greke e Mbrojtjes hesht për skandalin e ushtarëve të saj që bëjnë thirrje raciste kundër Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë, aleanca e majtë, “Siriza” është shprehur se dënon ashpër këngët raciste të forcave special të marinës, duke i konsideruar ato “të turpshme”. Sipas reagimit të “Siriza”, veprime të tilla të ushtarëve grekë, nxisin nacionalizëm, ngjallin ndjenjat e urrejtjes dhe paralelisht mund të shkaktojë pasoja të rënda diplomatike që mund të cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”. Tre depeutetët të kësaj force politike kanë kërkuar interpelancë për incidentin. Por skandali ka ngjallur edhe reagime të tjera në mbështetje të ushtarëve. Ultranacionalistet e “Laos”, janë shprehur në mbrojtje të 36 ushtarëve të marinaës. Ata janë “heronj që japin jetën për të mirën e atdheut”, thuhet në një deklaratë të Laos. Ky në fakt, është vetëm njëri ndër reagimet e shumta që kanë mbërritur si nga pala greke, ashtu edhe ajo shqiptare, mbi skandalin e videos së ushtarakëve grekë të cilët saktësisht këndonin në një paradë “Shqiptarët derra, do tu derdhim gjakun”.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010