E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, përplasen ushtarakët per firmen Balliu DelijorgjiNga Salla ku zhvillohet procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit është kthyer në një arenë akuzash dhe kundërakuzash mes ushtarakëve të lartë, njëra palë si të pandehur dhe tjetra të thirr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Gërdeci”, përplasen ushtarakët per firmen Balliu DelijorgjiNga

Salla ku zhvillohet procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit është kthyer në një arenë akuzash dhe kundërakuzash mes ushtarakëve të lartë, njëra palë si të pandehur dhe tjetra të thirrur si deshmitarë, per shkak te lejimit te punes ne gerdec te kompnise balliu Delijorgji ne pranvere te vitit 2007.

Gjeneral brigade Astrit Jaupi ka dëshmuar para togave te zeza për nisjen e punimeve në ish- brigaden e tankeve në Gerdec, që u kthye në kantier demontimi. Ish-komandant i Forcave Ajrore, Jaupi tha se ishte vënë në dijeni nga vartësit për punimet që kishin nisur dhe prishjen e dy objekteve ushtarake dhe menjëherë kishte njoftuar eprorin e komandës së bashkuar, Shpëtim Spahiu.Ishte fjala per kompnine TDC ku ishte pronare vajza e Fari Balliut dhe vellezerit Delijorgji, e cila ndertonte fabriken pa leje dhe ne kundershtim me rregullat ushtarake te sigurise.

Por sipas Jaupit megjithë komunikimet e shpeshta me të, ish-komandanti Shpëtim Spahiu i ka thënë të lejohen punimet, pasi ishte në të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, të kompanise Meico dhe të disa amerikanëve. Ne kete pike, mes te pandehurit dhe deshmitarit ka patur debat, pasi Spahiu e ka mohuar te kete komunikuar ne telefon. Nderkohe qe deshmitari i revoltuar i ka drejtuar gishtin duke i thene “ ti me the te vijojne punimet, te kerkova shkrese zyrtare por ajo shkrese zyrtare nuk erdhi kurre”.

Deshmitari Jaupi deshmoi per mese 2 ore e gjysmë, ndërkohë që i pandehuri Spahiu e distancoi veten nga akuzat qe i drejtoi kolegu i tij duke thënë se nuk ka dhënë kurre urdhër. Pas Jaupit dëshmuan edhe katër ushtarakë të tjerë, mes të cilëve shefi i brigades operacionale Fatmir Hoxha dhe ish ushtarakë që ishin roje në ish-brigadën e tankeve dhe që kanë matur raport shërbimi për të gjitha punimet dhe prishjet e objekteve hap pas hapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›