Minarolli rrezon vendimin per fituesit e filmit me metrazh te shkurter

Pak ditë më parë bordi artistik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka miratuar projektet fituese të artistëve të rinj, për filmat artistikë me metrazh të shkurtër. Mirëpo Drejtori i Qendrës Artan Minarolli ka kthyer mbrapsht vendimin e bordit, i cili ka shpallur 3 projekte fituese nga 17 konkurentë, për arsye votimi dhe barazi pikësh mes vendit të dytë dhe të tretë.
Minarolli bën me dije për Abc News se vendimi do te merret nga bordi i ri, pasi bordit aktual i ka mbaruar mandati më 18 mars. Gjithashtu ai thekson faktin se në bazë të buxhetit do të ketë dy fitues dhe jo tre.
Shuma e vënë në dispozicion për dy projektet fituese është 17 milionë lekë të vjetra për secilin. Shpallja e fituesve pritet të bëhet në fillim të muajit prill.