Samiti i bashkimit ekonomik Euroaziatik

Udhëheqësist e vendeve ish-sovjetike janë takuar në Moskë në një samit për të vendosur planet për krijimin e një bashkimi ekonomik deri në vitin 2015. Presidenti rus, Dimitri Mevedev ka mbledhur në Kremlin udhëheqësit e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik nën simbolin “Eurosec”. Në këtë komuinitet bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani, si dhe Armenia, Moldavia dhe Ukraina, të cilat kanë statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.
Udhëheqësit e këtyre vendeve janë duke u përpjekur për të krijuar një hapësirë të përbashkët të proceseve ekonomike.
“Biseduam mbi atë çka përbën një bashkim doganor dhe avatazhet e tij, për vështirësitë që mund të shfaqen dhe që po shfaqen nga shtetet qe nuk janë anëtare të sindikatave doganore. Por kjo është jeta. Nëse ju merrni pjesë në një organizëm ndërkombëtar do të përfitoni edhe një numër të caktuar privilegjesh. Nëse nuk anëtarësoheni në këtë shoqëri që është një subjekt i së drejtës ndërkombëtare atëherë mund të ndesheni me vështirësi”, tha ai.
Pjesëmarrësit në këtë samit kanë diskutuar mbi masat për rritjen e bashkëpunimit ekonomik duke bërë të mundur lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit dhe fuqisë punëtore midis vendeve e për më tepër duke krijuar Bashkimin Ekonomik të Euroazisë.
Për këtë arsye, presidenti Medvedev vlerësoi se “në çdo rast, të gjitha veprimet tona duhet të drejtohen për të liberalizuar lëvizjen e kapitalit, punës, shërbimeve dhe forcave të punës në kuadër të bashkimit doganor”.
Gjithashtu Medvedev është shprehur se Rusia pret që bashkimi ekonomik të finalizohet deri në vitin 2015.
20 vjet pas rënies së Bashkimit Sovkjetik, Rusia kërkon të shtojë ndikimin e saj nga kufiri polak deri në Oqeanin Paqësor duke fuqizuar lidhjet ekonomike dhe krijuar përgjigjen e saj ndaj BE.