E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji orteku vret kater turiste

Katër turistë janë vrarë nga një ortek që ka rënë në malet në veri të Norvegjisë. Një fakt i tillë u bë i ditur nga autoritetet lokale. Orteku bllokoi gjysmën e një grupi prej 12 skiatorësh në Kafjord, pesë prej të cilëve zvicerane dhe një francez.
Shefi i policisë i rajonit të Tromsos deklaroi se orteku ndodhi në malin Sorbmegaisa ditën e hënë, pas mesditës.
Ai tha se një helikopter mjekësor ishte dërguar drejt vendngjarjes dhe se i ishte kërkuar ndihmë ushtrisë për të nxjerrë turistët e varrosur.
Aktualisht, një nga të mbijetuarit është nxjerrë nga dëbora dhe është dërguar në spital, por kombësia dhe emri i tij nuk bëhen të ditura.
Për personin tjetër janë angazhuar rreth 30 persona, të cilët po ndihmohen nga qentë për të nuhatur vendndodhjen e trupit.
Oficeri, Tor Einar Eilertsen tha për agjensinë e lajmeve “AFP” se rreth orës 14:30 policia u informua se një grup prej 12 personash ishte goditur nga vala e dëborës.
“Ne kemi angazhuar grupe të ndryshme për t’i shpëtuar ata”, deklaroi Eilertsen, pasi u pyet nga agjencia e lajmeve “AFP”.
Oficeri i policisë tha gjithashtu se grupi kishte radiomarrëse me vete, të cilat ndihmuan në operacionet e shpëtimit.
Ai shtoi se gjashtë anëtarët e tjerë të grupit të turistëve u angazhuan gjithashtu në operacionet e shpëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›