"Minat me celular i prodhonim ne rruge artizanale"
Minat me celular jane prodhuar ne menyre artizanale. Keshtu jane shprehur dje kater te ndaluarit e operacionit "Ciklon 4", per trafik nderkombetar armesh, gjate mases se sigurise ne Gjykaten e Krimeve te Renda. "Minat i kemi prodhuar vete dhe nuk i kemi blere jashte vendit", mesohet te jene shprehur ne seancen me dyer te mbyllura te dyshuarit, per te cilet gjyqtarja Marsela Bilali ka vendosur masen "arrest me burg" deri ne perfundim te hetimeve. Pas kapjes se Glerian Hysenit, Adrian Mockes, Shkelqim Gjokes dhe Hysen Hykes, policia deklaroi se 9 bombat me celular, pistoleta me silenciator dhe arma snajper vinin nga Mali i Zi per t'u shitur ne Shqiperi ose jashte vendit. Por te dyshuarit nuk kane dhene shpjegime per armen snajper dhe pistoleten me silenciator.
Pas degjimit te pretendimeve te te dyja paleve, Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te lere ne qeli kater te pandehurit e akuzuar per vepren penale te "trafikimit te armeve dhe municionit dhe trafikimi i lendeve plasese, djegese, helmuese dhe radioaktive". Glerian Hyseni, 31 vjec, nga Rashbulli, Adrian Mocka, 40 vjec, Shkelqim Gjoka, 34 vjec dhe Hysen Hyka, 40 vjec, te gjithe banues ne Tirane, jane kater personat qe u vune ne prangat e policise ne qytetin e Durresit pas urdhrit te leshuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Sipas organit te akuzes, kater te pandehurit kryenin trafikimin e armeve nga Mali i Zi, ku dhe pergatiteshin minat me celular dhe me pas hynin ne Shqiperi nga kufiri verior, ne Shkoder. Municionet pasi mberrinin ne vendin tone, shperndaheshin sipas porosive qe merreshin nga persona te ndryshem.
Kater te pandehurit jane vene ne pranga ne saje te pergjimeve telefonike te kryera prej dy muajsh ndaj tyre, te cilat nisen menjehere pas telefonatave qe te pandehurit kryenin me pjesen tjeter grupit, te goditur ne muajin shkurt te vitit 2007. Pas zbulimit te bisedave telefonike, te dyshuarit jane survejuar prej ketij fillimviti, derisa u kapen duke levizur me dy mjete afer portit te Durresit mesjaven e kaluar. Vetem disa ore pasi sasia e minave me sahat kishte mberritur ne vendin tone dhe do te transportohej per ne jug, ku do te drejtohej nje tregu tjeter, eshte kryer dhe goditja e grupit nga forcat speciale te RENEA-s.
R.Caushaj